60 vjeçarja nga Mati me shami, i bën zbor makinës
11/03/2019 Shpërndaje

60 vjeçarja nga Mati me shami, i bën zbor makinës

Kjo është Fidane Duka. 60 vjeçarja nga fshati Komsi i Matit di t’i japë makinës mjaft mirë edhe në terrene të vështira. Tashmë e ka thyer në një mjet që e përdor për të kryer punët e përditshme. Ajo jeton në fshat dhe në pamje të parë të jep përshtypjen e gruas tradicionale. Jetesën e siguron duke prodhuar produkte bulmeti të cilat i transporton me makinë.

‘Bëj pazarin, shes bulmetin, kur kam punë se s’dilet përditë me këtë. Kjo është makinë VIP-ash. Makina me marsha është më e sigurtë’, thotë nënë Fidania për ‘Njerëz të Padukshëm’, thotë ndër të tjera Fidania. Këtë makinë ia ka bërë dhuratë i vëllai në vitin 2004 dhe siç tregon, e ka mësuar duke u praktikuar vetë, pasi bëri një kurs 3 mujor patente.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.