Shkolla e rindërtuar në Kavajë, teknologji dhe laboratore të reja: Kemi fituar çmimin e parë
“Falë kushteve të reja sot kemik arritur standarde më të larta. Përdorim teknologjinë në orën e mësimit dhe ora e mësimit është me i kuptueshëm për nxënësit dhe e përdorin në detyra dhe projekte të ndryshme”.
Kjo frazë tashmë dëgjohet nga të gjithë në shkollën 9 vjeçare Fiqiri Kurti në Kavajë e cila ka hapur dyert më 27 Shtator 2021 pasi u rikonstruktua për shkak të dëmtimeve që kishte marrë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.
Jo vetëm për nxënësit, kushtet e reja kanë krijuar lehtësi edhe për mësuesit në shpjegimin e mësimit. Fanida Kollcaku mësuese e Biologjisë dhe Tikut tregon si e përdor qendrën multifuksionale për të shpjeguar një orë mësimore. Në projektor, ajo thotë se shfaqin edhe video që kanë lidhje me temat që trajtojnë. Sipas mësueses në këtë mënyrë nxënësit e kuptojnë më qartë mësimin, madje janë edhe më aktivë se më parë.
Shkolla e re ka ofruar për 392 nxënës laboratore, salla multifunksionale, palestra të reja dhe shumë ambiente që më parë nuk ishin funksionale.
“Përpara rikonstruksionit të shkollës ne nuk kishim një laborator siç e kemi sot. Ora e kimisë zhvillohej vetëm në klasë dhe punët laboratorike demonstroheshin po aty. Me laboratorin e ri ne kemi mundësi të punojmë dhe të krijojmë këto punë laboratorike vetë nxënësit përveçse demonstojmë ato edhe kryejnë eksperimente dhe nxjerrin përfundime. Zhvillimi i këtyre orëve laboratorike ka bërë që nxënësit të lidhin më mirë njohuritë teorike me ato praktike”, tha për pozitivi.org Rezarta Muça, mësuese Kimie në këtë shkollë.
Që kur kanë nisur të zhvillojnë orët praktike në laborator, nxënësit e kësaj shkolle kanë dalë fitues në një konkurs me shkollat e tjera.
“Me investimin e laboratorit të ri nxënësit punojnë më mirë në laborator, shfaqin më shumë interes kryejnë punë eksperimentale dhe fillimi i këtyre fruteve është pare. Pasi kemi filluar të kryejmë punët laboratiorike në laborator kemi marrë frutet e para të kësaj pune kemi fituar çmimin e parë në lëndën e kimisë në qytetin e Kavajës”.
Shkolla 9 vjeçare “Fiqiri Kurti” shtrihet në lagjen Nr 2 të qytetit, pranë rrugës kryesore. Kjo shkollë u bë pjesë e programit #EU4Schools i cili u financua nga BE në përgjigje të procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Në godinën e shkollës është bërë rikonstruksion total. Punimet kanë filluar më 11 Janar 2021 dhe kanë përfunduar në Gusht 2021. Më 27 Shtator fillimi i mësimit i ka gjetur në ambientet e reja. Sipërfaqja e godinës para rikonstruksionit ishte: 752 m2. Kurse pas rikonstruksionit u shtua 1 ambient me sipërfaqe 8 m2 që shërben si dhomë ngrënie në ambientet e kopshtit.
Shkolla ka 18 klasa: 1 laborator informatike; 1 klasë multimediale; 1 klasë burimore për nxënësit me Aftësi të Kufizuara; Sallë mësuesish; Laborator demonstrative fizike, kimie, biologjie; Palestër; 2 klasa për kopshtin. Sot këtyre ambienteve iu shtuan një bibliotekë dhe një laborator kimie aplikativ. Shkolla tashmë ka ashensor, shkallë emergjence dhe një kalçeto të cilat nuk ishin më parë.
“Kemi 2 ambientet sportive për zhvillimin e lojërave me dorë. Shkollës i është shtuar dhoma e infermierisë. Shkolla ka kushte të lartë sigurie, sistem individual ngrohjeje (kondicionerë), sistem të mbrojtjes kundër zjarrit dhe monitorimi me kamera.Ujë të rrjedhshëm nga rrjeti i qytetit. Rampë për lëvizjen e nxënësve me aftësi të kufizuara fizike”, thë mësuesja për pozitivi.org.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
