Talenti nga Korça firmos kontratë 5 vjeçare me Leganes
16/07/2018 Shpërndaje

Talenti nga Korça firmos kontratë 5 vjeçare me Leganes

Dean Liço është talenti nga Korça, që shumë shpejt do të ngjisë majat e suksesit. Djaloshi nga Korça qe eshte vetëm 18-vjeç sapo ka mbyllur një kontratë afatgjatë në Spanjë dhe ndodhet atje në pritje të fazës përgatitore.

18 vjeçari është djali i ish-kapitenit të Skënderbeut dhe zv/trajnerit te korçarët, Gentjan Liçi-it, dhe sapo ka firmosur për pesë vite me Leganes, klubin që luan në ligën e parë spanjolle.

Talentet në futboll nga Shqipëria dhe konkretisht nga Korça kanë depërtuar jashtë kufinjve vazhdimisht dhe pritshmëritë janë të mëdha edhe për 18 vjeçarin. Dean premton shumë dhe shpresojmë që  këtë emër ta shohim së shpejti në majat e futbollit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.