Kuzhinieri i famshëm: Si arrita të bëj miliona klikime me videot e gatimit
22/06/2022 Shpërndaje

Kuzhinieri i famshëm: Si arrita të bëj miliona klikime me videot e gatimit

Kuzhineri shqiptare që ka krijuar mijëra ndjekës virtuar me anë të videove të gatimeve që realizon me shumë nota humori.. Për Gledis Gegaj kuzhina është profesioni i zemrës, por realizimi i videove e ka afruar më shumë me të apasionuarit e gatimeve. Ai ka arritur mb1.8 milionë shikime në rrjetet sociale, duke qënë një influencer për shumë të rinjë. E vecanta e tij është dhe e folura e zonës së Mirditës nga ai vjen. Gledisi që tashmë prej vitesh jeton në Itali është shumë i lidhur me Shqipërinë. Sot ai vjen në një intervistë për pozitivi.org, ku ka realizuar një pjatë special me shumë humor. Ju mos harroni të mbani shenim recetë!

1-Gledi na trego pak si kanë qënë fillimet e tua si kuzhiner?

1. Fillimet e mija si kuzhinier sigurisht kanë qënë të vështira në fillim. Erdha ne Itali kur isha vetëm 15 vjeç dhe u rregjistrova në një shkollë profesionale për kuzhinë. Të kalosh nga një kulturë gatimi shqiptare në një kultur gatimi italiane, e cila cilësohet si më e mira në botë nuk është shumë e lehtë, por ia mora dorën goxha shpejt . Madje eksperienca ime e parë e punës ishte vërtet shumë e bukur dhe aty vazhdoj pasioni im të rritej më shumë .

2-Ka qënë ky profesioni që ke dashur gjithmonë të bësh?

2. Patjetër që po e kam dashuruar gjithmonë gatimin. Më pëlqente shumë të bëja duart me miell dhe të gatuaja atë bukën “Norme” që ma mësonte mami. Që kur jemi fëmijë e shohim gatimin si diçka të lehtë dhe shumë fitimprurëse por me kalimin e kohës vazhdon dhe kupton që është një punë që vërtet kërkon pasion të madh dhe dëshirë të madhe për të punuar.

3-Ti ke spikatur në rrjete sociale jo vetëm për gatimet që bën por dhe humorin që i sjell këto receta, na trego pak si realizon?

3. Humori ishte diçka për të tërhequr më shumë vëmëndjen e publikut, pra të shikojnë receten duke qeshur dhe pse jo pastaj edhe ta gatuajn. E realizoj fare kollaj më mjafton të mendoj recetën që do bëj, humori vjen kur shikoj përbërsit. Nuk është se përgadis një tekst, mund të mendoj para ndonjë nofke për përbërsit pastaj cdo gjë lind në moment që unë përgatis receten aty inspirohem.

5-Ti disa përbërës I ke ëmruar më fjalë të ndryshme, prsh peshkun e quan “Peshku i pafatë” ku madje ku kjo ka qënë ndër videot që është pëlqyer më shumë, pse e ke quajtur kështu?

E shikoj kuzhinen dhe si diçka argëtuese prandaj mundohem të gjej  fjalë sa më argëtuese. Peshku i pafat është videoja më e pëlqyer e vërtet ka mbi 1.8M shikime dhe 100.00 mijë Like. E kam quajtur ashtu pasi rënë në rrjeten e një peshkatari ku mund të ishte ndoshta i lirë në det dhe jo të përfundonte në barkun e Buçkos!

6-Na trego disa emërime të tjera të përbërsëve që ti përdor?

Qepa – Granatë Lotsjellëse

Karota – Dashuria Lepurushit

Hudhra  – Orbit Shqiptarë

Vezet – Lodhjet e Pules

Qumështi- Mundi i Lopës

Cokollata – Antistres

Orizi – Mall Kinez

Sheqeri – Shkatërrim jetë

7-Ti ke nisur duke bërë video gatimi në kohë pandemie, mendoje që do kishe këtë sukses?

Prisja që videot e gatimit do të ndiqeshin por jo kaq shumë. Javet e para bëja video pa treguar zërin tim në fakt nuk është se kishin sukses të madh. Sapo vazhdova dhe vendosa zërin videot vazhduan dhe u bënë më të ndjekura dhe më të komentuara.

8-Ajo cfarë të bën ty të vecantë është patjetër dhe dialekti gegë, pikërisht i zonës që ti vjen Mirditë. A mendon që kjo ka bërë që videot të pëlqehen më shumë?

Absolutisht që po. E dua gjuhën time dhe vendin ku jam rritur ndoshta është fiks dhe ky çëlësi i suksesit të jesh vetvetja kudo dhe të mos harrosh kurrë se nga vjen .  E shikoj veten të gatuaj mirë pajtat e para, pjata që gatuaj vërtet mirë besoj pasta me karkaleca .

10-Cila kuzhinë të pëlqen më shumë?

Më pëlqen kuzhina shqiptare dua të mësoj më shumë rreth saj, por jam dashuruar me kuzhinën italiane. Sigurisht do më pelqente të studioja dhe kuzhina të tjera si franceze, indiane, spanjolle, greke etj.

Cfarë do të thotë për ty gjithë kjo vëmendje mediatike?

Mundohem të jem gjithmonë shumë i vëmendshëm dhe i përgjegjshëm sepse e di shumë mirë që më ndjekin shumë fëmijë dhe të rinj, por përmbajtjet e mia janë ironike dhe komike.  Nuk pretendoj gjithmonë se më marrin seriozisht dhe as nuk dua.  Në çdo rast ndihem i lirë të publikoj atë që dua. Besoj se në rrjetet sociale duhet të ketë liri të shprehjes dhe se në respekt të të tjerëve, ne mund të veprojmë pa kufizime. “Unë nuk ndihem i famshëm. Ndoshta pak koha ka kaluar. Unë jetoj një jetë normale si gjithë të tjerët. Por tani kam mundësinë të komunikoj me njerëz shumë interesantë. Gjithçka tjetër, megjithatë, ka mbetur e njëjtë.

10-Cila është mesazhi yt për të gjitha ata që po të ndjekin?

Pikë së pari i falendëroj të gjithë ata që më ndjekin dhe që më mbështesin çdo sekond . Do ju thoja vetëm të ndjekin ëndrrat e tyre pasionet e veta dhe të mos heqin kurrë dorë për askënd dhe asgjë në botë deri sa të arrijnë në pikën ku duan!

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.