TAKSIM NE KOHË KRIZE BIZNESIT TË VOGËL? PASOJA SERIOZE PËR SHTRESËN E MESME
Brenda pak ditësh qeveria pritet të të prezantojë ndryshimet fiskale të radhës, në ligjin për tatimin mbi të ardhurat. Por a do të taksohet biznesi i vogël me ligjin e ri? Kanë qarkulluar disa versione mbi reformën fiskae që qeveria synon të ndërmarrë në periudhën afatmesme 2022-2026. Në të gjitha versionet e hedhura për diskutim duket se preken stimulimet e bëra deri tani me përjashtime fiskale ndaj biznesit apo taksat ndaj biznesit të vogël.
Lehhtësirat për biznesin u bënë zyrtare vetëm 1 vit më parë, në janarin e vitit 2021 kur qeveria përjashtoi biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe ata me të ardhura deri në 10 milionë nga TVSH-ja.
Këtë mendim ndan edhe eksperti i ekonomisë Genti Beqiri për #Pozitivi.org
VERSIONET E DISKUTUARA
Në një dokument zyrtar Ministria e Financave njoftoi se bizneset e vogla do të trajtohen me një skemë të thjeshtë, me prag të ulët të të ardhurave dhe me kërkesa më të thjeshtuara të mbajtjes së regjistrimeve. Në këtë kuadër për bizneset me të ardhura deri në 1 milion lekë, mund të aplikohet pagesë vjetore fikse tatimi, sipas revistës ekonomike #Monitor.
Gjithashtu #Monitor shkruan se për tatimpaguesit, të cilët aktualisht janë të përjashtuar nga tatimi nëse kanë të ardhura deri 14 milion lekë në vit, nuk paguajnë tatim mbi fitimin neto, sugjerohet që për tatimpaguesit me të ardhura deri 8 milion lekë në vit, të prezantohet një regjim tatimor i thjeshtuar bazuar në aplikimin e një tarife 2-4% mbi të ardhurat bruto dhe jo të taksohen mbi fitimin neto. Qeveria pret ti zbatojë këto dy masa pas tre vitesh.
Një tjetër media, Euronews Albania publikoi një draft të projektligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat, i cili vendos një mënyrë të re taksimi për individët, profesionet e lira dhe bizneset. Kryeministri Edi Rama e cilësoi lajmin si të rremë.
Sipas këtij drafti, bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë në vit do t’u taksohen të paktën 10% e të ardhurave të tyre. Përjashtim nga kjo taksë do të bëjnë vetëm ata që janë të vetëpunësuar dhe nxjerrin një pagë minimale prej 40 mijë lekë të rinj në muaj. po cilat profesione do të preken më shumë nëse miratohet kjo skemë?
Edhe ata ekspertë ekonomië që në parim mbrojnë idenë se çdo aktivitet ekonomik duhet të taksohet, mendojnë se momenti është i gabuar për shkak të krizës ekonomike.
Edhe pse procesi ka kaluar në konsultime publike pak kush e prezanton biznesin e vogël në këtë proces. Dhomat e Tregtisë apo përfaqësitë e tjera mbrojnë më shumë interesat e biznesit të mesëm e të madh. Megjithatë shpresë për ta, mbetet fakti që vendimi mund të shtyhet, në vazhdën e politikave populiste që ndiqen përpara zgjedhjeve elektorale. Në vitin 2023 janë parashikuar zgjedhjet vendore në Shqipëri që do të mbahen brenda muajit maj.
#pagabruto #paganeto #pagabrutoneto #taksa #ekonomi #pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
