Erza, këngëtarja e re mban koncert në Prishtinë
06/08/2019 Shpërndaje

Erza, këngëtarja e re mban koncert në Prishtinë

Erza Muqolli është një tjetër këngëtare shqiptare e famshme jashtë kufinjve shqipfolës. Erza është emri premtues shqiptar që ka mahnitur Francën me zërin e saj të mrekullueshëm. Para pak javësh ka lansuar videoklipin e këngës “Je Chanterai”.

Këngëtarja së fundmi ka mbajtur një koncert dhe mbrëmje artistike të suksesshme në Prishtinë. Programi u hap në orën 20:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Kosovës.

Këngëtarja e re gjithashtu ka lidhur kontratë me dy shtëpi muzikore në Francë dhe do të bashkëpunojë në këtë album me kompozitorin e njohur francez Vianney. I çertifikuar dy herë me albume platini, Vianney është një ndër këngëtarët dhe kompozitorët francezë që është vlerësuar me çmimet më të rëndësishme në Francë dhe jashtë saj, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare  që ka korrur një sukses shumë të madh me këngët e saj në Francë, tashmë brenda vitit do të prezantohet me albumin e saj të parë solo, në bashkëpunim me shtëpitë muzikore.

Tashmë që kjo kontratë është nënshkruar, këngët do të bëhen në bashkëpunim me tekstshkruesin, këngëtarin dhe kompozitorin më të njohur francez Vianney.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.