Tajlanda hap shkollë për të moshuarit
12/08/2018 Shpërndaje

Tajlanda hap shkollë për të moshuarit

Në Tajlandë është hapur një shkollë për njerëz të moshuar që shërben si mësim për trajtimin e vetmisë?

E veshur uniformë të kuqe dhe të bardhë dhe me flokët e kapura bishtalec 63-vjeçarja Poonsri Seangnual përgatitet të marrë pjesë në klasë. Ajo është nxënëse në Shkollën e të Moshuarve në rrethin e Ayutthaya, në Tajlandë, e cila merr autobusin për në shkollë me miqtë që janë gjithashtu të moshuar.

Për Seangnual dhe shokët e saj të klasës dhe grupet e ngjashme në të gjithë vendin, kthimi në shkollë është një mënyrë për të luftuar vetminë në një kohë kur ndryshimi i demografisë nënkupton që më shumë të moshuar jetojnë vetëm. “Më pëlqen të shkoj në shkollë. Fitoj njohuri dhe është me të vërtetë kënaqësi. Kam shumë miq, njoh shumë më tepër njerëz”, tha ajo.

Tailanda po plaket më shpejt nga fqinjët e saj rajonalë. Deri në vitin 2040 pritet të ketë pjesën më të madhe të njerëzve të moshuar të çdo vendi në zhvillim në Azinë lindore.

Vejusha Somjit Teeraroj, 77 vjeç, tha se djali dhe vajza e saj e vizitojnë atë herë pas here, por shkolla ishte ajo që ndihmoi të shërohet nga vdekja e burrit prej 40 vjetësh. “Unë kam qenë duke pritur çdo të mërkurë, e cila është dita e vetme ku shkoj në shkollë, vishen si një nxënëse e shkollës dhe takoj miqtë”, tha ajo. “Ne duhet të bisedojmë dhe të qeshim së bashku”, shton më tej.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.