Suksesi në punë, këshilla nga miliarderi Elon Musk
16/05/2019 Shpërndaje

Suksesi në punë, këshilla nga miliarderi Elon Musk

Elon Musk është miliarderi me orar të paarritshëm. Ai ka krijuar Hyperloop, drejton kompaninë elektrike të makinave Tesla, kompaninë hapësinore Space X si dhe sipërmarrjen e tuneleve The Boring Company. Prandaj të gjithë ju që ankoheni se jeni mjaft të ngarkuar, gaboheni. Edhe Musk është një njeri si të gjithë të tjerët, por gjen kohë për të bërë gjithë këto punë.

Produktiviteti i tij në punë ka disa arsye. Përmes një emaili të dërguar për 37 mijë punonjësit e tij nga Tesla, Musk ka zbuluar gjashtë nga këshillat e tij të produktivitetit të cilat janë jo fort te zakonshme.

Në email, Musk shkruan:

-Hiqni dorë nga takimet e shpeshta, nëse nuk keni të bëni me një çështje jashtëzakonisht urgjente

Mërzitja e tij ndaj takimeve vjen nga besimi se ato nuk janë gjithmonë produktive në një mjedis pune.

Musk beson se kur një individ nuk po të jep asnjë vlerë shtesë, atëherë mund të largohesh nga ai: Mbylleni telefonatën sa më shpejt kur e kuptoni se nuk po iu vlen për asgjë, madje edhe kur po flisni me shefin.

Sipas sipërmarrësit rregullat dhe mirësjellja nuk duhet të shkojnë në të njëjtën rrugë.

Ai shpjegoi: Nuk është e pasjellshme të largohesh, e pasjellshme është kur dikush qëndron dhe humbet kohë.

-Takimet e tepërta janë dëmtimi i kompanive të mëdha.

-Ju lutem shpëtoni nga të gjitha takimet e mëdha, vetëm nëse jeni të sigurtë që japin vlerë për të gjithë audiencën. Për secilën çështje zhvillojini takimet e shkurtra.

Ai gjithashtu u tha stafit që të shmangnin akronimet ose fjalët e pakuptimta në punë, duke shkruar: Në përgjithësi, çdo gjë që kërkon një shpjegim pengon komunikimin.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.