Studimi zbulon se sa fuqi ka zëri në karrierë
A tregon mënyra se si flisni sa fitoni? Hulumtimet tregojnë se CEO-të që kanë fitime të larta flasin ndryshe nga tjerët. Çfarë thotë zëri juaj për të ardhurat?
BBC Capital analizon marrëdhënien midis zërit dhe të ardhurave tona, karrierës dhe fuqisë tonë. Rezulton se ritmi i fjalës përcakton fitimet tuaja. Një analizë me 792 CEO meshkuj zbulon se sa fuqi ka zëri në karrierë. CEO-t që flasim me një ritëm që është rreth 125 hertz fitojnë 187.000 $ më shumë se CEO-t që flasim me ritëm disa nota më të larta.
Niveli i zërit të tyre ishte i lidhur edhe me vlerën e kompanisë që drejtojnë. Sipas studimit CEO-t me zë më të thellë punonin në firma me vlerë mesatare 440 milion më shumë se CEO-t e tjerë.
Gjithashtu zëri influencon CEO-t të ruajnë pushtetin. James Skinder CEO i MC Donalds kishte një nga zërat më të ulët në mostër. Në piano është një F e ulët. Mesatarja e fitimeve vjetore? 14.71 milion dollarë. Ai e ka vazhduar punën në ritme të tilla për më shumë se 40 vjet. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim vetëm zërat e meshkujve sepse nuk ishin mjaftueshëm femra për të bërë një analizë të tillë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
