Të dhëna alarmuese për fëmijët mbipeshë, bëhuni shembuj për ta
Sipas një studimi, 41% e 16-19 vjeçarëve janë mbipeshë, një rritje prej 36% krahasuar me dy vite më parë. Të dhënat më të fundit janë të frikshme te vajzat në këtë grupmoshë pasi 47.9% e tyre janë mbipeshë, krahasuar me 35.6% në vitet 2013-2014.
Nëse krahasohen përqindjet, jo vetëm të fëmijëve mbipeshë, por edhe atyre obezë, mes viteve 2013-2014 dhe 2015-2016, përqindja ka shkuar nga 9.3 në 13.7.
Më të prekurit nga ky fenomen janë parashkollorët, të cilët sipas një studimi nëse janë të shëndetshëm tani, ka më shumë gjasa që edhe kur të rriten të jeë obezë.
Profesor Mary Rudolf, i cili këshillon qeverinë për obezitetin, thotë se shumë prindër nuk do ta dinin se “brinjët e një dhjetëvjeçari të shëndoshë duhet të jenë qartësisht të dukshme, do të mendonin se një fëmijë i tillë ishte mjaft nën peshë”.
Si ta mësoni se fëmija juaj është mbi peshë? Mënyra më e mirë është të kontrolloni indeksin e trupit të tyre (BMI) për të parë nëse pesha e tyre përkon me gjatësinë e tyre.
Udhëhiqni fëmijët me shembuj. Ekspertët besojnë se një nga mënyrat më efikase për ta inkurajuar fëmijën tuaj që të hajë shëndetshëm dhe të jetë aktiv, është ta bëni edhe ju vetë këtë, sepse fëmijët mësojnë me shembull.
Hulumtimet e NHS në vitin 2009 zbuluan se rreziku që një vajzë të jetë obeze në moshën tetë vjeç u rrit ndjeshëm me dhjetëfish, nëse nëna e saj ishte e shëndoshë. Rreziku për një djalë u rrit gjashtë herë nëse babai i tij ishte i shëndoshë.
Lista me 10 sugjerime përfshin këshilla të tilla si ngrënia së bashku në tavolinë, ndalimi i pijeve të ëmbla, përgatitja e më shumë ushqimeve në shtëpi ose gjetja e zgjidhjeve të shëndetshme.
Nxitni stërvitjen
Fëmijëve u rekomandohet që të ketë 60 minuta ushtrime në ditë-por kjo nuk duhet të bëhet menjëherë. Kjo mund të bëhet disa herë me nga 10 ose 5 minuta gjatë ditës.
Fëmijët mbipeshë nuk kanë nevojë të bëjnë më shumë stërvitje sesa fëmijët nomal, pasi pesha e tyre shtesë do të thotë se ata do të djegin natyrshëm më shumë kalori për të njëjtën veprimtari. Hani shëndetshëm; Fëmijët, si të rriturit, duhet të synojnë të hanë pesë ose më shumë lloje të frutave dhe perimeve çdo ditë.
Kufizo sheqerin; NHS thotë se shumë fëmijë po marrin gjysmën e konsumit të tyre të sheqerit nga pije të ëmbla dhe ushqime të pashëndetshme. Por shumat maksimale ditore të sheqerit për fëmijët janë:
4-6 vjeç – 5 kub sheqer ose 19 gram
7-10 vjeç – 6 kub sheqer ose 24 gram
mbi 11 – 7 kub sheqer ose 30 gram
Porcionet në madhësi të fëmijëve; Ka pak udhëzime zyrtare që tregojnë sesa ushqim kërkojnë fëmijët. Por ekspertët këshillojnë që të shmangen pjatat e mëdha të të rriturve për fëmijët, pasi i inkurajojnë të hanë më shumë sesa kanë nevojë. Gjithashtu këshillohet që fëmijët të inkurajohen të hanë ngadalë dhe jo të detyruar të përfundojnë gjithçka në pjatën e tyre.
Më shumë gjumë; Gjumi është i rëndësishëm për fëmijët, pasi statistikat kanë treguar se ata që nuk flenë sa duhet kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë.
Më pak teknologji;Ekspertët këshillojnë që fëmijët të shikojnë jo më shumë se dy orë televizor çdo ditë. Dhe prindërit inkurajohen të heqin të gjitha ekranet, duke përfshirë telefonat celularë, ndërsa flenë gjatë natës.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
