Studimi zbulon 2 periudhat më të lumtura gjatë jetës
Pas realizimit të një studimi, shkencëtarët dolën në rezultatin se njerëzit janë të mbushur me lumturi në rreth moshës 23 dhe 69 vjeç. Këto janë dy pikat kulmore të moshës së lumturisë për njerëzit.
Kur jeni 23 vjeç keni shumë mundësi dhe jeni optimistë për të ardhmen tuaj. Nuk keni shumë përgjegjësi mbi shpatulla, mund të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj dhe të bëni planet që dëshironi. Ndërsa në moshën 69-vjeçare i keni kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë. Në këtë moshë keni ndëtuar të ardhmen dhe shijoni ditët që ju kanë mbetur. S’ka më kohë për shqetësime.
Në kuadër të këtij eksperimenti të realizuar nga “Qendra e Performancës Ekonomike” në shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër janë marrë në pyetje 23.000 pjesëmarrës nga Gjermania, nga mosha 17-85 vjeç.
Vullnetarët u pyetën si e vlerësonin shkallën e tyre të lumturisë dhe të parashikonin sa të lumtur do të ishin ata pas 5 vitesh. Pasi kaluan 5 vite të njëjtët pjesëmarrës u pyetën sërish, që të vërehej nëse kishin arritur ta bënin parashikim saktë. Sipas kësaj, shkencëtarët dolën në rezultatin se njerëzit që janë 23 dhe 69 vjeç janë të mbushur me lumturi. Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Keni të gjithë kohën e botës dhe me të gjitha paratë që keni grumbulluar gjatë jetës mund të bëni çdo gjë që keni dëshirë. Në këtë moshë keni kaluar edhe stresin profesional dhe më në fund mund të relaksoheni.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
