Studimi: Duke ndryshuar ajrin që thithim, sulmet e migrenës mund të trajtohen pa mjekime
Një studim i ri tregon se disa pacientë me migrenë mund të jenë në gjendje të ndërpresin mjekimet ose të mos i marrin tërësisht duke përdorur një filtër ajri të ri të zhvilluar që ndryshon përbërjen e ajrit që marrin frymë.
Të njëmbëdhjetë pacientët që morën pjesë në studimin pilot, që vuajnë nga migrena pesojne çrregullime shqisore ose vizuale para se t’u fillojnë dhimbja e kokës.
Gjatë studimit të bërë në vitin 2016 deri në 2017, pacientët vetë-trajtuan 41 sulme të migrenës. Pjesëmarrësit u udhëzuan të përdorin pajisjen në fillimin e simptomave të aurës së parë, të shoqëruar nga një 40 minutësh përdorimi të dytë.
Rezultatet e hulumtimit tregojnë se efekti i lehtësimit të dhimbjes është rritur ndjeshëm me çdo përdorim të filterit të ajrit. Pas përdorimit të parë, 45% e pacientëve përjetuan lehtësim dhe ky numër u rrit në 78% pas përdorimit të dytë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
