Struga bashkohet me shqiptarët, ofrojnë strehim dhe ushqim për të prekurit nga tërmeti
29/11/2019 Shpërndaje

Struga bashkohet me shqiptarët, ofrojnë strehim dhe ushqim për të prekurit nga tërmeti

Hotelet dhe motelet e pronarëve strugan ofrojnë akomodim dhe ushqime për të prekurit nga tërmeti i datës 26 nëntori cili solli humbjen e mbi 40 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Pothuajse të gjitha hotelet dhe motelet që posedojnë pronarët shqiptarë të Strugës kanë zgjatur dorën e ngrohtē të humanizmit duke ofruar strehim për të gjithë të prekuri nga tërmeti në Shqipëri, informon Struga Ekspres.

Ata gjithashtu ofrojnē edhe furnizimin me ushqim për tē gjithë nevojtarët e prekur nga tërmeti i fortë prej 6.4 ballësh që mori jetēn e 47 personave.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.