Stop heshtjes: Koha për përballje me dhunën në shoqëri
16/05/2023 Shpërndaje

Stop heshtjes: Koha për përballje me dhunën në shoqëri

Dhuna në shoqëri vjen në shumë forma të ndryshme, si dhuna fizike, seksuale, verbale apo psikologjike. Megjithatë, një nga problemet më të mëdha që shoqërohen me dhunën në shoqëri është heshtja. Shumë viktima të dhunës nuk e denoncojnë atë sepse ndjehen të frikësuar ose të turpëruar. Kjo heshtje mund të ndodhë edhe në familje, ku viktimat e dhunës nuk e denoncojnë atë për shkak se janë të lidhur emocionalisht me personin që i dhunon.

Besjana Çelaj ishte një nga të ftuarit në emisionin “Aftësimi i të rinjve përmes medias” në “In Radio” me moderator Ilir Kazaferi, ku diskutoi për temën “Ndalimi i heshtjes: Një diskutim i hapur mbi dhunën në shoqëri”. Në këtë intervistë, Çelaj foli rreth rëndësisë së diskutimit të hapur mbi dhunën në shoqëri dhe si mund të ndikojë ky diskutim në ndryshimin e kulturës së heshtjes dhe normalizimit të dhunës. Ajo gjithashtu u ndal në problematikat e denoncimit të dhunës dhe pse disa viktima nuk e bëjnë këtë, si dhe në rolin e komunikimit në ndihmën dhe mbështetjen e viktimave të dhunës.

Nëse një person preket nga dhuna, është e rëndësishme që të reagojë në mënyrë të duhur. Reagimi i duhur mund të ndihmojë në parandalimin e dhunës së ardhshme. Në raste të ndryshme, viktimat e dhunës kanë kërkuar ndihmë nga organizatat që ofrojnë mbështetje për viktimat e dhunës. Ndërkohë që në raste të tjera, ata kanë komunikuar me moshtarakët e tyre ose me psikologët që i kanë ndihmuar në marrjen e hapat e duhur.

Një nga problemet që vijnë me dhunën në shoqëri është edhe ngacmimi. Në shumë raste, vajzat janë më të prekura nga ngacmimi se sa meshkujt. Ngacmimi mund të ndodhë në çdo ambient, por shpesh herë ndodh në autobusët urbane. Ngacmimi mund të jetë në formën e komplimenteve, por nëse komunikohet në mënyrë të gabuar, atëherë mund të merret si ngacmim.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.