Skonto apo falas check up: Mos ngurroni përfitoni për shëndetin tuaj!
Jemi mësuar me skonto. Vetëm se skontot na perkthehen ne vëmendjen tone “veshje dhe këpuce me lire”. Gjithmonë i dorëzohemi skontove dhe pse përgjithësisht qëllojnë jo ne kohe te pershtatshme per xhepin (periudhe pushimesh ne vere ose pas festave te Krishtlindjeve dhe Vitit te ri). Perseri i dorëzohemi trukut strategjik ne këto lloje biznesi për veshje, këpuce deri diku ne kozmetike.
Se fundmi, skonto dhe ne check up! Mundesi per te kuptuar ku je me shendetin tend dhe pse ke shkundur xhepat per tu veshur bukur. Fytyrën e ke fshehur pas kremit, apo make-up-it, por a je e sigurte qe qafa jote e shendoshe nuk ka lidhje me teroiden? C’te duhet kremi dhe shalli i bukur per ta fshehur?!
Ke blere bluza oversize siç është moda, dhe lehtësohesh qe s’te duken kilet e teperta dhe barku i shemtuar. Por a ke siguri qe barku i fryre nuk ka problem brenda tij, qe mund te jene 100 mundesi ne mjekesi pse ke bark te fryerë.
Reklamat po shtohen ne televizione qe ne emisionet e para te mëngjesit qe ofrojnë paketa te ndryshme qe nga check up i përgjithshëm deri tek ato specifike si check up për këmbët tuaja qe s’ju binden kur ecni pak gjate.
Nuk doni te paguani fare? Tentoni te besoni tek Check up falas.
Check up-i falas, po vijon të aplikohet nga qytetarët në të gjitha qendrat shëndetësore, pranë vendbanimeve të tyre. Programi kombëtar i kontrollit bazë shëndetësor për të gjithë shqiptarët rezidentë, në grupmoshën 40–65 vjeç, fton 900 mijë shqiptarë, që një herë në vit të paraqiten në qendrën shëndetësore të vendbanimit dhe të bëjnë kontrollin bazë shëndetësor, pa pagesë, pavarësisht nëse janë apo jo, të siguruar për kujdes shëndetësor.

Check-up-i falas është konsideruar si hapi i parë konkret, drejt Mbulimit Universal, objektivit madhor të programit të qeverisë në sistemin e kujdesit shëndetësor. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ish- Ministri i Shëndetësisë, Beqaj në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, lancuan zbatimin check-up në kabinetet e kësaj qendre të parashikuara për këtë qëllim. A vazhdon akoma sot kjo Qender Shendetesore (mbulon 80 mije banore) te kryeje chek-up falas? Po. Personeli shërben gjatë gjithë ditës, me dy turne.
Sensibilizimi i qytetareve drejt kontrollit baze shëndetësor duket se duhet te vazhdoje me forma me te shumta mediatike. Per te gjithë ata qe nuk e dine, sipas statistikave qe ka dhene vet Qendra Shendetesore nr 10 ne Tirane, cdo dite regjistrohen deri ne 12 persona qe bejne check up falas.
Check up me skonto apo falas, zgjidh dhe shko dhe ti.
Çka kuptojmë me Check-up dhe çfarë rëndësie ka?
Check UP është shërbim ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike që kryhen për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira. Dr. Gresa Elezi shkruan në një artikull se: “Shpesh herë, ne mjekët, e themi se është më mirë të parandalosh se sa të mjekosh. Shumë të dhënat flasin se përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë, por edhe në vendet e rajonit është vërtetë alarmante, mesatarisht atakohet çdo e 8-ta grua gjatë jetës së saj. Sot, njerëzit janë të ekspozuar ndaj ndotjes që mund të shkaktojnë shumë sëmundje të tilla si kanceri, sëmundjet e trurit, sëmundjet e zemrës, sëmundje te cilat nuk japin simptome paralajmëruese, por progredojnë vazhdueshëm. Në kohën kur simptomat janë shfaqur, sëmundja mund të jetë e pashërueshme”.
Check-up është një term ndërkombëtar, po ta përkthejmë në shqip është kontrolli mjekësor periodik diagnostik, një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor.
Realizimi i një kontrolli periodik është i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni të sëmurë, dhe ka për qëllim që të përcaktoj statusin tuaj shëndetësor, për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira, për të mësuar në lidhje me rreziqet që ju mund të keni për shkak të historisë tuaj familjare, identifikimin e faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zakonshme kronike, zbulimin e sëmundjeve që nuk kanë simptoma të dukshme dhe menaxhimin sa më të lehtë të sëmundje që keni tani. Pra, shërben për të parë se ku jemi me parametrat jetësore të trupit dhe si funksionon organizmi jonë.
Pothuajse çdo çrregullim shëndetësor që do të gjenerojë më vonë në një sëmundje, shfaqet në rezultatet e checkup-it si prishje e ekuilibrave biokimik.
Nëpërmjet check-up, mjeku do jetë në gjendje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetësore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit.
Si kryhet Kontrolli Mjekësor Bazë – Check Up?
Prej shkurtit të vitit 2015, shqiptarët e një grupmoshe të caktuar, kanë përfituar shërbimin e kontrollit shëndetësor falas, një herë në vit. Qytetarët, mund të drejtohen në Qendrën e tyre Shëndetësore pranë vendbanimit, për të bërë kontrollin shëndetësor bazë, pa pagesë.
Në zona të caktuara të vendit, në qendrat shëndetësore të identifikuara me probleme infrastrukturore dhe që bllokohen nga bora, procesi i kontrollit shëndetësor baze kryhet me asistencën e njësive lëvizëse.
Ja si të bësh Check-Up në Tiranë!

Nëse ti nuk e ke bërë ende kontrollin shëndetësor falas, “SI JE”, duhet të kontaktosh me mjekun e familjes, i cili të drejton pranë Qendrës Shëndetësore të njësisë ku banon. Atje duhet të shkosh paraprakisht, për të lënë një ditë të caktuar, orarin si edhe për të marrë dy kontenitorë për analizat.
Ditën e analizave, duhet të shkosh në orarin e caktuar, pranë Qendrës tënde Shëndetësore. Duhet të jesh pa ngrënë, pa pirë kafe dhe të kesh një mjet identifikimi.
Në Qendrën Shëndetësore, ku do të kryesh Check-Up, paraprakisht dorëzon kontenitorët, më pas të marren të dhënat, e infermierët të bëjnë matjet e parametrave trupore. Për të vazhduar me pyetësorin, mbi mënyrën tënde të ushqyerjes dhe shëndetit mendor. Në fund të bëhet EKG. Të dhënat tuaja dhe analizat dërgohen në laborator për t’u ekzaminuar. Pasi mbaroni procedurën e kontrollit në Qendrën Shëndetësore, përgjigjet e analizave i merr pas dy javësh. Është mjeku i familjes i cili ju komunikon rezultatet.
Orari i disponueshëm për kryerjen e kontrollit është 8:00 e mëngjesit me 12:00 të drekës, më pas puna vazhdon me hedhjen dhe dërgimin e të dhënave në sistem. Sipas infermierëve, koha e nevojshme për çdo person llogaritet 30 minuta. Në Qendrën Shëndetësore numër 8, numri normal i njerëzve në ditë varion, nga tetë në dhjetë.
Si është procesi i punës që ndiqet për një qytetar që vjen për të bërë Check-Up?
Suzana Kola, infermiere në Qendrën Shëndetësore numër 8, Tiranë, shpjegon konkretisht: Qytetari duhet të marrë një rekomandim nga mjeku i familjes dhe me atë letër duhet të vijë e të caktojë një ditë e orar, të favorshëm për të. Kur të vijë për të bërë kontrollin, është e rëndësishme të theksohet se duhet të jetë esëll dhe me mjet identifikimi.
Në fillim ne regjistrojmë në regjistër emër, mbiemër, numrin e ID, nëse është në punë apo pension, emrin e mjekut të familjes. Pastaj matim parametrat, peshën, gjatësinë , belin, vithet, tensionin. Pas kësaj plotësojmë pyetësorin në sistem, ku pyetjet që i bëhen qytetarit kanë të bëjnë me mënyrën e ushqyerjes, shëndetin mendor, depresionin, stresin. Gjithashtu merren edhe të dhënat demografike të pacientit, sa vite ka në lagje ose për arsimin e tij, pyetet nëse ka sëmundje të caktuara, shqetësime ose nëse në familjen e tij është dikush me probleme shëndetësore.
Pasi mbarohet plotësimi i pyetësorit, bëjmë EKG. Në fund, marrim gjakun.
Të dhënat i dërgojmë në laborator, bashkë me analizat, më pas laboratori na i dërgon përgjigjet. Ne i regjistrojmë në regjistrin tonë dhe në fund ia dërgojmë mjekut të familjes, i cili ia paraqet pacientit.”
Çdo Qendër Shëndetësore kujdeset për banorët e zonës të cilën mbulon. Kushdo që vendos të bëjë Check-Up, shkon te mjeku i familjes i cili e orienton në Qendrën Shëndetësore që i takon.
I kemi të ndarë pacientët, ne kujdesemi për gjithë pacientët e Qendrës Shëndetësore numër 8. Secila infermiere i përgjigjet një numri të caktuar mjekësh, për shembull, unë i përgjigjem 8 mjekëve familjarë. Bëhet kjo ndarje që mos të ketë rrëmujë me pacientët dhe çdo gjë të jetë e organizuar, prandaj ne i pyesim që në fillim se cilin kanë mjek familjar.
Në fakt I gjithë ky process ka pasur shumë akuza direkte dhe indirekte, dhe aludime për korrupsion, por qytetari mund të zgjedhë të bëjë check up e të përfitojë kontrollin paralelisht me të drejtën për t ëkërkuyar më shumë shërbime nga shëndetësia falas apo më shumë transparencë për mëmnyrën si janë shpenzuar paratë e taksa paguesve për këtë koncension ose të tjera të ngjashme.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
