Stjuardesa ofron qumështin e saj të gjirit për foshnjën e një nëne të re
10/11/2018 Shpërndaje

Stjuardesa ofron qumështin e saj të gjirit për foshnjën e një nëne të re

Megjithëse qumështi i gjirit nuk është në menunë e zakonshme në fluturim, kjo stjuardesë ishte më se e lumtur të ofroje ushqim për një nënë të shqetësuar dhe foshnjën e saj që qante.

24-vjeçarja Patricia Organo ishte duke punuar në bordin e një fluturimi në fund të muajit të kaluar kur një pasagjer foshnjë ka filluar të qajë.

“Nuk kishim asnjë problem derisa dëgjova zërin e një foshnjeje, një britmë që të vë në lëvizje të bësh gjithçka për ta ndihmuar”, thotë Organo. “Iu afrova nënës dhe e pyeta nëse gjithçka ishte në rregull … Me sy të përlotur, më tha se i ka mbaruar qumështi me formulë”.

Foshnja po qante kaq fort, sa pasagjerët e tjerë po ktheheshin të shikonin pasagjeren dhe fëmijën e saj. Kështu që Organo, e cila është një nënë e re, doli vullnetare të ndihmojë në një mënyrë që vetëm nënat mund ta bëjnë.

“Ndjeva një shtrëngim në zemër”, shkruante ajo. “Mendova për veten, ka vetëm një gjë që mund të ofroj dhe ky është qumështi im. Dhe ia dhashë”.

Nëna e foshnjës ishte teppër mirënjohëse për këtë gjest. “Pashë lehtësim në sytë e nënës. Unë vazhdova ta ushqej foshnjën derisa e zuri gjumi, pastaj e shoqërova përsëri në vendin e saj. Pak para se të largohesha, mora falenderime të përzemërta nga nëna”, shkruan Organo.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.