I moshuari ngroh zemrat e njerëzve, mban fëmijën me ngjyrë tek mjeku, që nëna të plotësojë formularin
31/10/2018 Shpërndaje

I moshuari ngroh zemrat e njerëzve, mban fëmijën me ngjyrë tek mjeku, që nëna të plotësojë formularin

Akti i thjeshtë i mirësisë së një burri të moshuar në zyrën e mjekut po prek zemrat e miliona njerëzve në mediat sociale.

Natasha Wilson shkrepi momentin e çmuar kur një burrë po mbante dhe qetësonte foshnjën e një gruaje me ngjyrë, derisa ajo të plotësonte formularin brenda dhomës së pritjes te mjeku. Wilson hodhi një foto dhe ndau tregimin e ngrohtë në faqen e saj në Facebook.

“Isha në dhomën e pritjes në zyrën e doktorit dhe kjo zonjë hyri me foshnjën e saj në gjumë! Ata i dorëzuan dokumentet për t’i plotësuar, ndërsa ajo ishte ulur dhe po përpiqej të kuptojë se si ta mbaj foshnjën e saj që oshte duke fjetur. Gjatë plotësimit të shkresave, ky njeri, nga të gjithë që ndodheshin në dhomën e pritjes, e pyet nëse do që ai ta mbante foshnjën ndërsa ajo plotësonte letrat. Zonja buzëqeshi dhe tha se kjo do të ishte e mrekullueshme. Ky njeri shkoi atje dhe gjatë kohës që e mbante e lëkundi dhe i dhuroi dashuri fëmijës sikur të ishte i tiji”, shkruan Wilson.

Racizmi është akoma shumë i theksuar në shoqërinë tonë në ditët e sotme, por ky zotëri besoj na ka dhënë shpresë të gjithëve se sa e thjeshtë është të dhurosh dashuri, pavarësisht ngjyrës.  Natasha tregoi se foshnja qëndroi në gjumë, në krahët e zotërisë, derisa e ëma përfundoi me plotësimin e letrave.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.