Holandë, një libër në vend të biletave
12/04/2019 Shpërndaje

Holandë, një libër në vend të biletave

Dashamirësit e librit në Holandë udhëtuan falas në të gjithë vendin këtë fundjavë, për festimet vjetore të librit. Çdo vit që nga 1932-shi, Holanda ka inkurajuar leximin me ‘Boekenweek’ ose siç njihet ndryshe java e librit, festë e letërsisë e shënuar me festivale dhe aktivitete letrare në të gjithë vendin.

Tradicionalisht, një autor i mirënjohur holandez shkruan një novelë të veçantë “dhurata e javës së librit” e cila u jepet falas njerëzve që blejnë libra gjatë festimeve ose që regjistrohen në një bibliotekë.

Libri special i Jas Van Belofte nga autori i famshëm Jan Siebelink, mund të paraqitet në vend të një bilete në çdo tren në vend, të dielën e javës së librit. Kompania hekurudhore e shtetit holandez, ka qenë prej kohësh sponsor i festimeve vjetore dhe madje organizon edhe lexim librash me autorët kryesorë nëpër trena.

“Është mirë të shohësh të gjitha ato fytyra të lumtura udhëtarësh”, tha autori Jan Siebelink pasi hipi në një tren për të takuar udhëtarët dhe për të lexuar librin e tij.

Kompania shtetërore hekurudhore, e cila tani ka ofruar mbështetje për udhëtim falas për 18 vjet gjatë javës së librit, në një deklaratë është shprehur se: “NS ka një zemër të ngrohtë për leximin, sepse leximi është një nga mënyrat më të preferuara për të kaluar kohën në tren. Kjo është arsyeja pse ne kemi qenë sponsor kryesor i një sërë fushash leximi ndër vite, duke përfshirë edhe Javën e Librit”.

NS nuk është kompania e vetme hekurudhore që pranon libra në vend të pagesës. Edhe kompania hekurudhore Virgin Trainers ofroi zbritje 1/3 për udhëtarët e moshës 18-30 vjeç, të cilët paraqitën një avokado për inspektorët e biletave.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.