Sportisti shqiptar drejt ëndërrave botërore
Malvin Nikolla sportisti shqiptar ka marrë pjesë së fundmi në lojërat universitare, në universiadën e Taipei 2017. Nikolla mori pjesë në garën 800 metra dhe arriti të përmirësojë kohën e tij më të mirë, duke e zbritur në 1:54:36.
“Në këtë aktivitet kemi marrë pjesë vetëm nga këmbëngulja e një profesori në universitetin e Tiranës që kontaktoi me vendin organizator. Ata ofruan përballimin e shpenzimeve për 3 pjesëmarrës (1 shef delegacioni dhe 2 atlet) pasi po të ishte për shtetin ose federatat përkatëse nuk do ishim këtu”, tha Nikolla.
Postimi i Daniel Nikolla:
“Cfare diteee!!!
Sa bukur eshte kur lajmet e mira vin te gjitha se bashku. Si sezoni me i gjate e i lodhshem me stervitje e gara , arrita te permirsoj kohen time ne 800m duke e zbritur ne 1:54:36 ne aktivitetin e lojrave universitare #TaipeiUniversiade2017. Jam shum i lumtur per arritjen e ketij rezultati e mbi tgjitha u shperblye puna e palodhshme qe trajneri Taulant Stermasi ka bere dhe vashdon te bej per te gjithe ekipin por dhe ndihma dhe mbeshtetja qe familja me jep. #stillworkneeded.
Gjithashtu dua te falenderoj dhe Z.Besnik Veliu qe mundesoj pjesmarjen ne kete aktivitet.
P.S Daniel Nikolla is going back to London. Tani do punoj prap me Ebay-in”, kështu e shpreh Malvin Nikolla gëzimin e pjesëmarrjes në këtë garë i cili stërvitet çdo ditë pa u ndalur për të arritur ëndrrat.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.



