Spektakël në sheshin “Skënderbej”, organizohet koncerti madhështor natën e ndërrimit të viteve
30/12/2019 Shpërndaje

Spektakël në sheshin “Skënderbej”, organizohet koncerti madhështor natën e ndërrimit të viteve

Ndërrimi i viteve në Tiranë është menduar të pritet në një atmosferë festive në qendër të kryeqytetit. Një koncert madhështor do të zhvillohet në qendër të Tiranës, i cili më pas do të shoqërohet edhe me spektaklin e fishekzjarreve në orën e ndërrimit të viteve. Në koncert marrin pjesë disa nga këngëtarët më të njohur shqiptare si Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani.

Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, e deri te shfaqja e mrekullueshme e fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24:00.

Në këto ditë përpara ndërrimit të viteve atmosfera festive ndihet gjithandej në vend, sidomos në kryeqyet ku sheshi “Skënderbej” është dekoruar si çdo vit me dritat shumëngjyrëshe, pemën madhështore, si dhe “Fshatin e Festave”, një hapësirë që i ka dhënë gjallëri qytetit në këto ditë festive.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.