“Orgji” dhe “sharabajkë” fjalët më të kërkuara nga shqiptarët në fjalorin online
Një vëzhgim i pozitivi.org i kërkesave të shqiptarëve në fjalorin online ka zbuluar një zhvillim të papritur.
Interes për fjalën “sharabajkë” pas ngjarjes së dhunës në kopësht
Fjala “sharbajkë” ka hyrë mes së fjalëve më të kërkuara, duke shkaktuar habi dhe shqetësime në opinionin publik.
Natyrisht nxitja për ta kuptuar ka ardhur pas ngjarjes tronditëse që ka ndodhur ditët e fundit, ku një edukatore në Tiranë është arrestuar e akuzuar për dhunë ndaj një vajze të vogël 3 vjeç dhe ky ka qenë termi fyes me të cilin edukatorja I drejtohej vajzës për të cilën duhej të kujdeses në kopshtin privat “Stinët. Edhe kopshti tashmë është mbyllur. Ngjarja solli reagim të fortë jo vetëm në rrjete sociale por edhe me protesta nga shqiptarët mes të cilëve edhe prindër me fëmijë.
Pas kësaj ngjarje fjala ‘sharbajkë’ ky term është shfaqur në krye të listës së fjalëve më të kërkuara në fjalorin online, duke treguar përqendrimin e vëmendjes së publikut ndaj ngjarjeve aktuale dhe impaktin e tyre në gjuhën e përditshme.
“Orgji” termi që dominon të gjitha kërkimet
Megjithëse kjo fjalë ka zënë vendin e parë, kërkesat për fjalë të tjera si “emocion”, “argëtohem”, “mallëngjim” dhe “fjalor” gjithashtu kanë qenë të forta. Por e vetmja fjalë që kryeson për disa ditë listën e kërkimeve sipas këtij vëzhgimi është fjala “orgji”
Një fakti që ka bërë përshtypje – termi “orgji” ka zënë një vend të lartë në listën e kërkesave, duke shkaktuar një tërheqje të papritur të vëmendjes publike.
Kushdo mund të spekulojë mbi arsyet e këtij kërkimi por është e qartë se publiku ka një interes për të eksploruar dhe kuptuar këtë term në mënyrë më të hollësishme.
Ky zhvillim në kërkesat e fjalorit online thekson se gjuha shqipe po zhvillohet në një mjedis ku ndryshimet sociale dhe ngjarjet aktuale kanë një ndikim të dukshëm. Për të kuptuar më mirë këtë tendencë, mund të bëhen hulumtime të thella për të përcaktuar faktorët që shpjegojnë përqendrimin e vëmendjes në një term apo në një tjetër.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
