Si të ktheheni në leximin e librave (kur keni humbur zakonin)
Ka momente kur pasi jeni mësuar me zakonin e leximit të librave, humbni interesin dhe nuk mundeni të gjeni më kënaqësinë në lexim. Ky artikull ofron këshilla për të kthyer pasionin tuaj për leximin dhe për të arritur të lexoni më shpesh. Lexoni më poshtë për të zbuluar se si ta bëni këtë.
Lexoni një roman për të rinj ose një triller
Edhe nëse këto janë zhanre që normalisht nuk i lexoni, këshillojmë të filloni me romane për të rinj ose me triller kur ktheheni pas një periudhe të gjatë në lexim. Pse? Sepse ato janë të dizajnuara për të kapur interesin tuaj në mënyrë të shpejtë. Momentumi është thelbësor për të dalw nga një periudhë ku leximi ka humbur kënaqësinë, dhe është e vështirë të gjeni momentum në një përvojë leximi të ngadalshëm, si një roman i Charles Dickens. Prandaj, filloni me diçka të lehtë.
Lexoni tre kapitujt e parë të një libri menjëherë
Edhe librat që kapin shpejt interesin mund të duan disa kapituj përpara se t’ju bëjnë përshtypje. Për këtë arsye, duhet të filloni një libër të ri vetëm kur dini se mund të lexoni tre kapitujt e parë pa ndërprerje. Friksojeni atë moment kur jeni vetëm në shtëpi, ose pasi fëmijët janë në shtrat. Fikni telefonin. Detyra juaj është të përfshiheni në leximin, kështu që herën tjetër që keni një moment të lirë, do të keni dëshirë të vazhdoni të lexoni në vend që të shkoni në një aktivitet tjetër.
Trajtojeni leximin si një multivitamin
Kthejini librat në rutinë të përditshme, edhe nëse filloni me doza të vogla në fillim. Duhet të ndërtoni rutinë të rregullt për të lëvizur më në fund interesin ndaj leximit. Lexoni kur zgjoheni, lexoni gjatë pushimit të drekës, lexoni për njëzet minuta në mbrëmje para se të hapni televizorin ose laptopin. Nëse “multivitamina” kthehet nw vakt tw plotë, fantastike, por nëse jo, do të keni bërë të paktën disi progres dhe do të keni përkrahur zakonin tuaj të ri të leximit.
Mbani një listë të librave që ju interesojnë
Mbani një listë të librave që ju interesojnë. Çdo herë që dëgjoni për një libër që ju bën përshtypje, regjistroni titullin. Unë preferoj të mbaj listën time të leximeve të ardhshme në një ditar leximesh, dhe ta ndaj midis librave që dua të lexoj në të ardhmen afatshkurtër dhe atyre që do të dëshiroja të lexoja eventualisht, por ndoshta jo menjëherë. Kur libri që po lexoni është pothuajse i mbaruar, shfletoni listën tuaj për të gjetur disa libra që ju bëjnë përshtypje, dhe pastaj nisni kërkojeni atw. Është mirë të keni librat e ardhshëm në dorë dhe të gatshëm, kështu që nuk do tw krijoni pauza.
Paradoksi i listës TBR
Fillimisht, mund të jeni të trembur nga të gjitha librat që doni të lexoni. Lista ime e leximeve të ardhshme (TBR) ishte e gjatë, dhe pothuajse ndjeva se nuk kishte kuptim ta ktheja pasionin për lexim, sepse nuk do të munda të lexoja kurrë të gjitha ato libra. Për më tepër, lista ime e TBR vazhdonte të rritej pasi zbuloja tituj dhe autore të rinj.
Por e dini çfarë ndodh? Diçka e çuditshme.
Sa më shumë libra tw lexoni dhe sa më shpesh t’i lexoni, aq më pak e do e ndjeni listën TBR si një barrë… edhe pse vazhdimisht do tw shtoni tituj aty!
Ky paradoks njihet si “Paradoksi i listës TBR.”
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
