Si të gjeni motivimin, në ditë të këqija në punë
Kur vendosim synime të reja, zakonisht jemi të mbushur me motivim. Në fillim, ndihemi dhe mendojmë se kemi mundësinë të arrijmë çdo gjë. Nuk kemi frikë të shohim ëndrra të mëdha dhe të besojmë në ëndrrat tona. Mendojmë se gjithçka është e mundur dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që duhet për të arritur qëllimin tonë.
Por ndonjëherë ndodh që nuk je i motivuar. Ndërsa ecim drejt qëllimit, ndryshon motivimi dhe rrethanat. Një gjë e tillë është e zakonshme për këdo, në periudha të ndryshme të jetës. Megjithatë nuk duhet ta sforconi veten në këtë periudhë të vështirë që po kaloni.
Gjatë kohës që nuk ndjeheni të motivuar për të punuar, shfrytëzojeni kohën që keni në dispozicion për të zhvilluar veten tuaj. Ditën tuaj mbusheni me aktivitete të formimit profesional. Këtu mund të përfshini pjesëmarrjen në një konferencë, takim me ish shefin, ose ndjekjen e një klase online.
Një tjetër opsion zgjidhjeje, sesi të përballoni një ditë të mërzitshme pune, ose disa ditë, muaj, është duke marrë në konsideratë edhe kolegët. Nëse, zakonisht, kur kolegët ju kërkojnë të bashkoheni me ta për drekë, ju keni thënë jo, në një ditë aspak të mirë për ju në punë, përgjigjja duhet të jetë padyshim “Po!” Ju mund të njihni bashkëpunëtorët tuaj nëpërmjet drekës, kafesë ose thjesht duke u ndalur nga zyra e tyre kur nuk jeni nxituar. Ndërtimi i raportit me kolegët, hap rrugën për një bashkëpunim më të efektshëm në të ardhmen.
Dhe së fundi, duhet të merrni në konsideratë opsionin e pushimeve!
Nga ngarkesa tepër e lartë në punë, shpeshherë nuk i lejojmë mundësinë vetes për të investuar në jetën jashtë punës. Një darkë me miqtë, apo një pasdite e kaluar vetëm në shtëpi, dhe jo domosdoshmërisht një udhëtim jashtë shtetit, do ju ndihmonte për ‘të marrë frymë’ dhe për ta nisur ditën tjetër në punë, me energji të reja dhe pozitive. Duhet të theksojmë, se është shumë e rëndësishme mënyra sesi organizojmë kohën tonë, jo vetëm në punë por dhe jashtë saj, në mënyrë që të rrisim sa më shumë produktivitetin.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
