Pedalo… por me rregulla!
13/07/2020 Shpërndaje

Pedalo… por me rregulla!

Në kohët e sotme është kthyer në normalitet lëvizja me biçikletë. Por nëse të rriturit e njohin më mirë kodin rrugor (edhe kur nuk e zbatojnë ), puna duhet të përqendrohet tek të vegjlit. Ashtu si e mëson në fëmijëri një vogëlush biçikletën ashtu do e përdorë edhe kur të rritet.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të vegjlit të mësohen me kulturën e pedalimit përmes rregullave. Shpesh në rrugë shohim se përdoruesit e biçikletave i shkelin rregullat njësoj si edhe përdoruesit e automjeteve. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë të kthehen në shkak për aksidente rrugore.

Për të evituar këtë gjë, është e domosdoshme që të fiksohen disa rregulla për pedalimin e shëndetshëm. Në pamje të parë duken të thjeshta, por janë shumë të vlefshme për pedalimin.

Ja ku janë disa këshilla për pedalimin e shëndetshëm që nuk duhet ti harrojmë:

Pedalo në korsitë e biçikletave dhe jo në trotuar apo rrugë.

Semafori duhet respektuar gjithmonë!

Hapni krahun tuaj, për të treguar kthesën majtas apo djathtas.

Përdorni zilen për të njoftuar parakalimin­.

Nëse biçikleta e pikturuar mbi asfalt është me kokëposhtë, jeni në korsinë e gabuar. ­

Kini kujdes nga autobusët, ambulancat dhe këmbësorët, pasi kanë përparësi në trafik. ­

Mos u bëni pen gesë për trafikun. ­

Ata që vijnë nga e djathta kanë përparësi.­

Eja edhe ti pedalo shëndetshëm!

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.