Si sot 18 vite më parë…
01/02/2020 Shpërndaje

Si sot 18 vite më parë…

18 vite më parë, ndërsa kisha dalë në terren për të realizuar kronikën e ditës për televizonin ku punoja, syri më kapi një familje që kërkonte në koshat e mbeturinave kanaçe. Atë ditë më bëri përshtypje skena që pashë; një baba dhe dy fëmijë të vegjël që kontrollonin mes plehrave për të siguruar sa më shumë kilogramë kanaçe, e rrjedhimisht më shumë para pas shitjes së tyre. Për dikë që është sot tek të njëzetat, reagimi im duket i çuditshëm, pasi vite më vonë kjo mënyrë jetese u kthye pothuajse në “modë” jo vetëm për familjet rome apo egjiptiane. Keqardhja ishte për fëmijët që duhet të ishin në atë orë në bankat e shkollës, ndaj u afrova për të dëgjuar historinë e tyre, identike më qindra histori të tjera. Familja jetonte me pagesën nga skema e ndihmës ekonomike që nuk mjaftonte për mbijetesë. Të dy prindërit ishin pa punë dhe të dy fëmijët kishin braktisur arsimin e detyruar, për të ndihmuar familjen në sigurimin e jetesës.

Kur historia ( nuk ) përsëritet

Me një histori identike si kjo u perballa edhe pak kohë më parë. Familja Veizi ishte një nga 80 mijë familjet që përfitonin prej vitesh ndihmë ekonomike nga shteti. Elis dhe Denisa Veizi janë prindër të dy fëmijëve në moshë shkollore. Të ardhurat e familjes i siguronte Elisi me zanatin e tij si baterist, por tregu nuk ofronte shumë mundësi pasi tashmë preferohet Dj dhe prej vitesh kryefamiljari kishte dalë i papunë. Ndërsa Denisa, ishte shtëpiake. Ajo kujdesej për familjen dhe nuk kishte punuar asnjëherë. Asnjë nga fëmijët nuk shkonte në shkollë, pasi ndihmonin të atin për të mbledhur kanaçe. Tashmë kjo ishte mënyra e jetesës, që shtonte ato pak para që shteti I jepte kësaj familjeje përmes ndihmës ekonomike. Diferenca është se kur unë e takova këtë familje, kishte bërë hapin e madh për të dalë nga skema e ndihmës, në mënyrën më efikase të mundshme.

Ndërhyrja

Por si u zbulua nga instituçionet se kjo familje ishte në kushtet e mbijetesës? Referimi i rastit ishte bërë nga mësuesit dhe drejtori i shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti”. Të dy fëmijët kishin probleme me frekuentimin e shkollës. Ata bënin mungesa të shpeshta edhe pse rrezikonin që të përjashtoheshin nga shkolla. Drejtuesit e shkollës I kërkuan ndihmë njërës prej organizatave jo fitimprurëse që zhvillonte aktivitetin e saj ne qytetin e Fierit. Duke menduar se kjo organizatë do të ndihmonte sadopak familjen, ata shpresuan në rikthimin e fëmijëve në bankat e shkollës.
Sajmir Kazanxhiu koordinator i “Fondacionit ndihmë për fëmijët” na tregon se si u njohën ata me rastin:
-“Alarmi së pari erdhi nga shkolla. Pavarësisht se mësuesit kishin bërë takime të shpeshta me prindërit, ata nuk pranonin ti sillnin fëmijët në shkollë, edhe me koston që të miturit të përjashtoheshin nga mosfrekuentimi i saj.
“ Është e vërtetë”- na pohon edhe Elisi. Sigurimi i të ardhurave bëhej nga mbledhja e materialeve të riçiklueshme që nuk mjaftonin as për të mbajtur familjen, aq më pak për shkollimin e fëmijëve.
Përfaqësuesi i fondaçionit na tregon se dhënia e një ndihme me të ardhura do të ishte e pamjaftueshme për këtë familje. Ato do të mbaronin shpejt dhe familja do të gjendej mes katër rrugëve sërish. Ndaj specialistët vendosën që ndërhyrja të ishte më e gjerë dhe të përfshinte një gamë të gjerë aktorësh të sistemit publik por edhe atij privat. Me mbështetjen e programit “Leave no one behind”, familja ju nënshtrua një metodologjie pune që synonte ofrimin e shërbimeve të integruara.

Punësim I vazhdueshëm

Familja Veizi u bë pjesë e takimeve të njëpasnjëshme me aktorët e përfshirë në punën për nxjerrjen e një familjeje nga skema e ndihmës ekonomike dhe integrimi I saj në rrjedhën normale të punësimit dhe shkollimit. Fillimisht u bë një studim I zonës për të parë se çfarë mundësish ofronte ajo për këtë familje. Fshati Hamil në qytetin e Fierit, është një zonë ku banorët merren më së shumti me blegtori dhe bujqësi. Ndaj në bisedime edhe me kryefamiljarin u mendua që ai të angazhohej me mbarështimin e deleve. Programi ofroi mbështetjen finançiare për blerjen e tre gjedhëve, për të çilat kujdeset Elisi. Familja ka tashme të siguruar qumështin dhe nënproduktin e tij dhe ka mundësi edhe të shesë një sasi tjetër në familjet aty pranë. Në këtë mënyrë kjo tufë e vogël, po siguron disa të ardhura, të çilat Elisi po mendon ti ripërdorë për të mëkëmbur këtë sipërmarrje të vogël të tij.
“Po shoh mundësinë për të blerë dele të tjera. Në këtë mënyrë do të kem më shumë të ardhura të sigurta për familjen dhe njëkohësisht do të rris biznesin tim. Tani janë vërtet shumë pak ( qesh ), por për familjen time janë një zgjidhje e vazhdueshme, e përditshme. Të paktën nuk kërkoj para borxh nëpër komshinj, për të blerë ushqimet bazë për ne dhe fëmijët”- thekson Elisi.

Aftësim profesional

Por puna me këtë familje nuk mund të ndalej këtu. Ndryshe ajo do të ishte e pjesshme dhe jo me efekt afatgjatë. Ndërhyrja e radhës ishte për Denisën, nënën shtepiake që pak nga mentaliteti dhe pak nga kategoria që I përkiste nuk kishte provuar asnjë ditë të dilte të punonte. Përpos kësaj asaj I mungonte një zanat dhe nuk kishte trokitur kurrë në një zyrë pune për të kërkuar një vend pune për të mbajtur familjen.
Pas bisedave me Denisën përfaqësuesit e programit mësuan se asaj I pëlqente rrobaqepsia. Hapi I radhës ishte pikërisht ky. Aftësimi profesional I nënës u mor përsipër nga qendra e formimit profesional në Fier. Drejtorja e saj Majlinda Lama na tregon:

“Denisa nuk ishte ulur kurrë në një makinë qepëse. Ndaj edhe aftësimi I saj në këtë zanat ishte një sfidë më vete për qendrën tonë. Kursi zgjati 4 muaj dhe ishte intesiv. Si Denisa erdhën edhe tre vajza të tjera, që donin të dilnin nga skamja që kishte pushtuar familje e tyre. Tashmë keto gra janë ndërgjegjësuar- na pohon Lama- nuk mund të përballojnë të ardhurat e familjes pa u bërë edhe ato vet pjesë e gjenerimit të tyre. Dhe këtë nuk mund ta bësh duke mos pasur asnjë njohuri, asnjë zanat dhe duke qenë jashtë tregut të punës. Rrobaqepsia është një mundësi e mirë për t`u shfrytëzuar, sepse të angazhon në një vend pune, por të jep edhe shansin që të punosh vet në shtëpi me porosi të ndryshme që vijnë nga klientët”
Pas katër muajve Denisa mori një çertifikatë, me të çilën mund të zinte një vend të ri pune. Këtu erdhi ndërhyrja e zyrës së punës Fier. Drejtori I saj Nusret Avdulla na sqaron rrugën që u ndoq per punësimin e Denisës:
“Gjetëm një subjekt privat që aplikuam për punë në një fasoneri që zhvillon aktivitetin e saj në qytetin e Fierit. Ata morën përsipër punësimin e Denisës dhe mbi të gjitha janë shumë të kënaqur nga puna që ajo bën. Gruaja vlerëson mundësinë që I është dhënë dhe është e përkushtuar në punë-përfundon Avdulla.

Denisa na tregon se përveç punës në rrobaqepsi ajo ka edhe një makinë qepëse në shtëpi. Bën riparime të ndryshme dhe nxjerr edhe një rrogë modeste në këtë mënyrë.

Tashmë familja ishte kompletuar. Të dy prindërit punonin çdo ditë dhe gjeneronin të ardhura për fëmijët e tyre. Gjëja e parë që ata bënë ishte rikthimi I fëmijëve në shkollë. Me pagesat që merrnin ata mbulonin jo vetëm shpenzimet për shkollimin e fëmijëve. Madje kishin nisur punën për të riparuar edhe çatinë e shtëpisë, e çila pikonte dhe fuste brenda gjithë shiun që binte jashtë. Ndihma ekonomike ishte harruar. Dhe as nuk I ndjehej më nevoja. Dalja në rrugë për të mbledhur kanaçe nuk ishte më “zanati I preferuar”. Përkundrazi familja Veizi kishte mësuar se sa më shumë të punonte aq më shumë të ardhura mund të siguronte. Më parë nuk flitej për rritje të ardhurash, por për përpjekje për të siguruar të ardhurat bazë për jetesën e familjes.

Drejtori I shkollës Florant Sallaku thekson se të dy nxënësit u integruan shpejt me bashkëmoshatarët. Ata jo vetëm ndjekin rregullisht mësimin, por edhe bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme që zhvillon shkolla. E kanë me dëshirë ndjekjen e shkollës, na tregon ai dhe tashmë e kanë lënë pas krahëve kohën kur duhet të ndiqnin babain pas për të punuar edhe pse në moshë të mitur.

Mjafton modeli…Dhe rasti I familjes Veizi nuk është një rast I izoluar ndihme. Në Baltëz të qytetit të Fierit jeton edhe familja e Marsela Hamzaj. Ajo përbëhet nga 5 antarë dy prindërit dhe tre fëmijët, Kamela në klasën e dytë, Bektashi në kopësht dhe Samantono 3 vjeçar. Fillimisht ishte Myzaferi ai që përmes mbledhjes dhe shitjes së materialeve të riçiklueshme. Kamela edhe pse ishte regjistruar në klasën e parë pothuajse e kishte braktisur shkollën, pasi bënte mungesa për një kohë të gjatë.
Punonjësit soçialë që u morën me këtë rast vendosën të mbështesin për punësim të qëndrushëm Marselën, nënën e fëmijëve. Familja u bë pjesë e skemës së gjenerimit te të ardhurave përmes tregtimit të produkteve kozmetike. Ky aktivitet ka arritur te plotësojë nevojat bazë të familjes. Përveç kësaj me paratë e grumbulluara nga kjo tregti, ata blene një motorçikletë me të çilën lëvizin dhe tregtojnë produkte në vende të ndryshme. Ndërkohë vajza e madhe Kamela i është rikthyer shkollës…

Zinxhiri i sistemit të referimit

Por a do të ishte e mundur që sot të tregonim këto histori suksesi të qëndrueshëm nëse familja nuk do të ishte bërë pjesë e një ndërhyrje shumëplaneshe? Përgjigjia duket se gjendet mes këtyre rreshtave që tregojnë se si familje në nevojë arrijnë të bëhen sipërmarrës të minibiznese apo të gjejnë një vend pune të pavarur pa pasur nevojë për mbështetje. Në momentin që kanë në dorë një aftësim profesional gratë mund të trokasin në dyert e bizneseve dhe kështu të bëhen pjesë e tregut të punës.
Fillimisht duke I njohur familjet e më pas duke I bërë pjesë të zinxhirit të referimit, ne mund të bëjmë që familjet të eçin vet me këmbët e tyre, pa ndjerë nevojën e ndihmës ekonomike, ndërhyrjeve apo një program që ti mbështesë në vazhdimësi. Por ky zinxhir duhet referuar I plotë me një paketë shërbimesh që përfshin mbështetje për gjenerim të ardhurash, formim profesional dhe punësim, si edhe integrim të fëmijëve në sistemin parashkollor dhe shkollor.

Shifra dhe fakte që duhet të ndryshojnë një ditë…

Sot në Shqipëri ka mbi 60 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike. Në një vit këto familje I kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 4.7 miliardë lekë. Dhe ky shpenzim vijon nga viti në viti edhe pse skema shpesh është arnuar. Nëse do të ekzistonte vullneti I mirë ( për sa kohë modeli është ) për fuqizimin e familjes në tërësi, nëpërmjet shërbimeve që ofrohen në mënyrë të integruar, do të kishim më pak familje në varfëri dhe më pak shpenzime nga xhepat tanë për një skemë që ka treguar se është në grahmat e fundit të saj…

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.