Yll i “Stranger Things” zyrtarizon dasmën e fanses
18/09/2018 Shpërndaje

Yll i “Stranger Things” zyrtarizon dasmën e fanses

Ylli i “Stranger Things” David Harbour, përmbysi në një mënyrë të mirë dasmën e fanses së tij.

Aktori, i cili luan shefin e policisë Jim Hopper në serinë Netflix, ra dakort në janar që të zyrtarizojë dasmën e Ericka Millholland pasi kërkesa e saj u shpërnda në twitter mbi 125.000 herë.

Jemi të lumtur të njoftojmë se Harbour e mbajti më së miri premtimin që dha. Ai shkoi në Springfield, Illinois, të martojë Millholland dhe bashkëshortin e saj të shtunën.

Millholland i tha HuffPost se aktori me të vërtetë ringjalli ceremoninë me strategjine e tij. “Ai bëri një punë kaq të mahnitshme. U kënaqëm me humorin që solli. Pas ceremonisë kishte për të kapur fluturimin për t’u kthyer në shtëpi por u tregua aq i ëmbël sa të qëndronte për foto dhe të bisedonte për pak”, tha ajo.

E gjithë ceremonia kishte përzierje perfekte, humor, bukuri dhe ëmbëlsi me aktorin qe ishte i veshur si zyrtar.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.