Si munden kafshët t’ju ndihmojnë të doni jetën
“Të kuptuarit se jemi pjesë e familjes së të gjithë jetës mund të na lirojë nga burgu ynë i izolimit…”
Kafshët në përgjithësi transmetojnë një lloj energjie pozitive për njerëzit, ndaj shumica prej nesh i adhurojnë kafshet. Ata na ndihmojnë të përjetojmë një lidhje të drejtpërdrejtë zemër me zemër dhe dashuri të pakushtëzuar, por kjo përvojë nuk duhet të përfundojë vetëm me kaq. Nëse zhvendosim perspektivën, ne gjithashtu mund ta përjetojmë atë ndjenjë me qenie të tjera rreth nesh, duke nisur nga një zog i egër jashtë dritares sonë deri te një ketër në një pemë. Duke parë këto qenie, në një mënyrë të re mund të lehtësojë vetminë dhe t’i plotësojë ditët tona me gëzim të thellë nga lidhjet që krijojmë me ta.
«Të kuptuarit se jemi pjesë e familjes së të gjithë jetës mund të na lirojë nga burgu ynë i izolimit, duke menduar se njerëzit janë vetëm një komunitet në vetvete, të izoluar dhe të rrethuar nga pjesa tjetër e qenieve në planet. Por kur i shembim ato mure dhe lidhemi me qeniet e tjera, ndiejmë një lidhje të thellë me familjen e të gjithë jetës dhe nuk jemi kurrë të vetmuar”.
Heather Chase është krijuese e “Fall in Love with Life online retreat”. Ajo është gjithashtu bashkëautore e librit “Paqeruajtësit e mëdhenj”, fitues i më shumë se 30 çmimeve dhe miratuar nga tre presidentë dhe tre fitues të Çmimit Nobel të Paqes. Sakaq ajo është shfaqur në televizionin kombëtar dhe ka marrë Çmimim e Gjirafës nga Projekti i Gjirafës për “fërkimin e qafës për të mirën e përbashkët”.
Kursi zbulon mënyra të thjeshta por të fuqishme për të përqafuar mrekullitë e fshehura të jetës dhe për të gjetur më shumë gëzim çdo ditë. Kjo forcon lidhjen tuaj me veten, me njerëzit, me natyrën dhe me kafshët. Kjo ju ndihmon të zgjoni mrekullitë që ju rrethojnë, të fshehura vetëm nën sipërfaqen e jetës së përditshme, duke ndryshuar mënyrën si e shihni botën dhe duke iu dhene një përvojë më të pasur, të dhuratës mahnitëse të të qenit gjallë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
