E thërrasin për një aksident, roja surprizohet nga nxënësit
19/10/2018 Shpërndaje

E thërrasin për një aksident, roja surprizohet nga nxënësit

Një rojë në Moody Elementary në Alabama shpërtheu në lot kur e kuptoi se një “aksident” ishte në fakt një festë surprizë për të festuar Ditën Kombëtare të Punëtorëve.

Eugen i thanë se një nxënës ka pësuar një aksident.  “Më vjen keq! Një nxënës ka pasur një aksident, a mund të na ndihmoni ta pastrojmë?”, i thote një mësues z. Eugen.

Kur ai shkon në palestër, sheh një grumbull nxënësish që mbajnë pankarta në duar dhe që brohorasin për të. Ka përjetuar emocione aq të forta saqë edhe është lotuar.

“E humba plotësisht. Nuk e prisja fare, prisja diçka shumë më të keqe”, ka thënë ai i emocionuar.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.