Infermierja zbulon se mjeku i ri është foshnja për të cilin u kujdes 28 vjet më parë
Vilma Wong ishte infermierja që u kujdes për një fëmijë që lindi parakohe 28 vjet më parë. Tani, ata po punojnë së bashku.
Vilma ka punuar në NICU në Spitalin e Fëmijëve Lucile Packard në Palo Alto, Kaliforni për 32 vjet. Kur mjeku i ri Brandon Seminatore filloi të punonte atje, ajo kishte një ndjenjë sikur e njihte. Gjatë një bisede miqësore, Brandon zbuloi se ata të dy punonin në spitalin ku ai lindi.
“Kam shumë dyshime, sepse kujtoj se kam qenë infermierja kryesore e një fëmije me të njëjtin mbiemër. Kur e pyeta nëse babai i tij ishte oficer policie, ai heshti dhe pastaj më pyeti nëse unë isha Vilma”, tha Vilma.
“Me sa duket, nëna e tij i tha të kërkojë për infermieren Vilma, por ai i kishte thënë mamasë se me shumë mundësi kam dalë në pension. U habita fillimisht, por u gëzova shumë për faktin se unë u kujdesa për të pothuajse 30 vjet më parë dhe tani ai është si banor i së njëjtës pediatri ku ka lindur”.
Brandon madje kishte një foto ku kishte dalë bashkë me infermieren kur ai ishte një foshnje. Tepër i gëzuar ka thënë: “Tani jam duke u kujdesur për foshnjat me infermieren që u kujdes për mua”.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


