Si mund t’i ndihmoni të pastrehët këtë dimër
Shifrat ndryshojnë, numri i të pastrehëve është i lartë. Një numër i saktë është e vështirë për t’u llogaritur, sepse ka shumë të pastrehë si ata që shohim në rrugë apo që jetojnë në pyje dhe ata që mund të shihen si kalimtare ose përkohësisht të pastrehë: Ka dhe nga ata që kanë humbur strehimin derisa të gjejnë një punë, ose që lëvizin nga një fqinj ose nga një i afërm në tjetrin.
Sidoqoftë, këta njerëz përballen me borën dhe të ftohtin, që do të mbërrijë me muajt e ardhshëm të dimrit. Për të pastrehët është e vështirë të gjesh një zgjidhje të përhershme por ka disa mënyra si mund t’i ndihmoni të pastrehët këtë dimër, në komunitetin tuaj. Këtu janë disa këshilla:
1.Mësoni rreth organizatave lokale që kontribuojnë në uljen e urisë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të parë në mënyrë të veçantë se çfarë bëjnë këto grupe dhe si mund t’u shërbejnë atyre. A doni t’i ndihmoni me ushqime të pastrehët? A keni rroba apo sende të tjera për të dhuruar që mund të jenë veçanërisht të dobishme gjatë dimrit? Shikoni se cilat janë nevojat, dhe ku mund të ndihmoni ju personalisht apo duke kontaktuar me aktorë të tjerë.
2.Silleni çështjen e të pastrehëve në vëmendjen sa të mundeni. Shpesh agjencitë qeveritare dhe orgnizatat jo fitimprurëse nuk kanë burime për të adresuar të gjitha aspektet e të pastrehëve.
3.Përgatituni të flisni me njerëz të pastrehë. Nëse keni mundësi për t’i shërbyer në një pastrehu, për shembull, mund të prezantoni veten dhe të merrni pjesë në një bisedë me një të tillë. Shpesh, ajo që ndikon tek këta njerëz është humbja e një pune, sëmundja e zgjatur, divorci. Është kaq e rëndësishme për ta që të shihen si individ; dhe t’u japësh respekt. Ndonjëherë, ju mund të ndihmoni duke qenë vetëm një dëgjues i mirë. Një mënyrë tjetër për të treguar mirësi është, kur shihni jashtë një restoranti ose fast foodi një të pastrehë që qëndron në të ftohtë dhe i blini atij një vakt.
4.Bëhuni sëbashku me atë që qeveria po bën për të ndihmuar të pastrehët.
5.Pranojeni se problemi nuk do të zgjidhet brenda natës. Puna me të pastrehët dhe dashamirësia për t’i ndihmuar ata që nuk janë me fat mund të jetë një përvojë e dobishme. Megjithatë, mund të jetë edhe frustruese. Problemet e gjata, duke përfshirë abuzimin e substancave, çështjet emocionale dhe të dhënat kriminale nuk janë të pazakonta midis të pastrehëve. Por, siç e përmendëm më herët, nuk ekziston një zgjidhje e menjëhershme për të ndihmuar të pastrehët. Disa janë shumë mirënjohës për mbështetjen që marrin, të tjerët jo aq shumë. Disa me të vërtetë duan ta largojnë veten nga pyjet dhe rrugët, ndërsa të tjerët mund të mos jenë aq të angazhuar. Nuk ka një person apo një grup që do të përfundojë i pa strehë.
Pra, nëse hasni në njerëz në nevojë, përpara se të largoheni dhe të mendoni se dikush tjetër duhet të kujdeset për problemin, pranoni se kjo nuk mund të jetë çështja. Hapi i parë që mund t ëbëni është të shikoni nëse ju keni në dorë t’i ndihmoni me diçka.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
