E zhytur në lumë, si e shpëtoi i riu shqiptar gruan në Londër
Shqiptari që shpëtoi një grua teksa mbytej në Londër, merr titullin “James Bond 2”…
Ai është shndërruar në hero në Britaninë e Madhe pasi shpëtoi një grua që po mbytej në lumin Tamiz. Mësohet se 21 vjeçari me origjinë shqiptare është Genci Gestila, i cili krejt rastësisht ka dëgjuar thirrjet për ndihmë.
Siç ka treguar shqiptari për mediat britanike, kur ka ndodhur ngjarja ishte i ulur në verandën e një lokali me disa miq, e më pas ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas. Në momentin që ka parë gruan të zhduket nën ujë, ka vepruar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë.
Me shpëjtësi ka shkuar pranë lumit dhe i ka kërkuar të dalë, ndërsa ajo i ka thënë se nuk di të notojë. Në ato momente nuk është menduar 2 herë por është hedhur menjëherë në lum, për ta shpëtuar. E në fakt e shpëtoi. I guximshëm dhe i shpejtë, kështu është treguar djali me origjinë shqiptare.
Kjo ngjarje u bë publike në Britani dhe jo vetëm, për faktin se situata ndryshoi komplet falë ndihmës së të riut shqiptar. Gencin, në fotot e publikuara e shohim me uniformë ushtarake, duke pozuar me armë, madje dhe në forma shumë të mira fizike. Për këtë fakt mediat britanike nuk kanë ngurruar as ta krahasojnë me aktorin britanik Daniel Craig, i cili së fundmi ka luajtur disa role si agjenti 007. Tashmë nga hero ka marrë titullin “James Bond 2”.


© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
