Shqiptarët kanë influencë përtej kufinjve
06/06/2018 Shpërndaje

Shqiptarët kanë influencë përtej kufinjve

Të jesh një nga 25 gratë më influente në Britani të Madhe do të thotë se vlerat e tua si person janë provuar në raport me publikun. Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare mjaft e suksesshme për momentin në Evropë, është shpallur një nga 25 gratë më me shumë ndikim në Britani të Madhe.
Ka qenë revista “Vogue” që e ka vlerësuar Duan për impaktin që ka në këtë shtet duke e renditur tek 25 femrat më me ndikim. Në fakt duke pasur parasysh famën dhe suksesin e këngëtares duhet të themi se kjo renditje është mëse e drejtë.

Çdo këngë e Lipës shndërrohet në hit, grupmoshat e reja dhe jo vetëm e kanë renditur në listën e këngëtareve të preferuara për shkak të muzikës moderne dhe të këndshme që përcjell në publik.
Sipas “Vogue”, Lipa është e para grua në Britani, që ka marrë pesë nominime brenda natës në “BritsAwards”, ndërkohë që e kanë cilësuar këngën e saj “New Rules” si himnin e femrave të lënduara në dashuri. Ajo nuk ka influencë vetëm në Britani por dhe ne shume vende te tjera.

Së fundmi në qendër të mediave të huaja dhe vendase kanë qenë edhe personazhë të tjerë shqiptarë që kanë korrur suksese jashtë vendit. E nisim me Ermal Metën i cili fitoi festivalin e Sanremos dhe përfaqësoi denjësisht Italinë në Eurosong me këngën “Non mi avete fatto niente Lyrics”, Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego” duke zënë vendin e dytë, sakaq edhe Eugent Bushpepa që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mall”. Madje Eugenti u shpall ndër zërat më të mirë të këtij edicioni pavarësisht se zuri vendin e 11.

Talentet shqiptare kanë depërtuar në tregun e huaj dhe padyshim që në të ardhmen premtojnë të realizojnë projekte për të cilat do të na bëjnë krenarë edhe më shumë. Jo vetëm Dua Lipa është një nga shqiptaret më influente në botë, por s’mund të lëmë pas Elenin, Ermalin, Dua Lipa, Rita Ora e shumë të tjerë, në vende të caktuara. Me punë kanë kapërcyer çdo pengesë duke e shënuar emrin e tyre ne  histori. Një gjë është e sigurt, që ia kanë dalë të adhurohen dhe ndikojnë për mirë tek publiku pas një pune të madhe që kanë bërë prej vitesh.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.