Shqiponjat ‘pushtojnë’ rrjetet sociale, festë për golat e Xhakës dhe Shaqirit
23/06/2018 Shpërndaje

Shqiponjat ‘pushtojnë’ rrjetet sociale, festë për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Fitorja e Zvicrës kundrejt Serbisë, falë golave të shënuar nga futbollistët me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i cili shënoi golin e barazimit dhe golit special të Xherdan Shaqiri në minutën e 52- ka ekzaltuar mijëra tifozë. Të veçanta dhe surprizuese ishin gjestet e dy futbollistëve, të cilët pas golave bënë shqiponjën me duar në mes të fushës.

Edhe pse Shqipëria nuk është pjesë e këtij kampionati botëror, padyshim që Xhaka dhe Shaqiri si dhe lojtarët e tjerë të skuadrës zvicerane që janë me origjinë shqiptare kanë arritur të përcjellin të njëjtat emocione sikur të luante kombëtarja jonë. Fotot dhe videot e Graniti dhe Shaqirit me shqiponjë në duar ndërsa festojnë për fitoren kanë pushtuar facebook-un. Personazhë të njohur publikë dhe çdo qytetar i thjeshtë shqiptar ka festuar dhe reaguar për emocionet e bukura që na dhuruan në këtë ndeshje me Serbinë.

Në fotot e postuara shihen Xhaka dhe Shaqiri pas shënimit të golave, të dy me simbolin e shqiponjës. Shumica e personazhëve të njohur i kanë shoqëruar fotot me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë, bashkë me simbole që tregojnë shqiponjën dy-krenare. Më poshtë sjellim disa nga mesazhet entziaste që shprehin gëzim dhe krenari.

Shark Attack elkuc ??????? @shaqirixherdan @granitxhaka @b.dzemaili @valonbera

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on Jun 22, 2018 at 1:01pm PDT

????? ???? xhakabommm @granitxhaka @shaqirixherdan @valonbera @b.dzemaili

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on Jun 22, 2018 at 12:36pm PDT

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.