Eurovizioni hap një dritare të re për Bushpepën
18/05/2018 Shpërndaje

Eurovizioni hap një dritare të re për Bushpepën

Shqipëria u përfaqësua denjësisht këtë vit në Festivalin e Këngës në Eurovizion me Eugent Bushpepën. Pavarësisht se Eugenti u rendit i 11 në garë, me këngën “Mall” zëri i tij ka elektrizuar skenën e spektaklit, saqë është konsideruar ndër zërat më të mirë të këtij edicioni.

Edhe pse pritshmëritë këtë herë ishin më të mëdha për Shqipërinë, promovimi ka qenë në nivel të lartë. Vetë Eguentit i është hapur në dritare e re, një ofertë për një turne europian.

Pasi u kthye në shtëpi me të mbaruar spektakli Eugenti i ftuar në “Top Show” tregon se ka marrë një ofertë për një turne europian nga një kompani diskografike e rëndësishme në Britani.

Shtëpia diskografike quhet “Stereophonics”, dhe që tani kanë nisur bashkëpunimin me Eugentin, me shpresë që shumë shpejt të mund të bëjnë një turne europian.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.