Shqipëria në revistën franceze
09/01/2018 Shpërndaje

Shqipëria në revistën franceze

Turizmi në Shqipëri ka thithur shumë turistë gjatë 2017 dhe kjo ka tërhequr vëmendjen  e gazetave të huaja. InfoMagazinë, një revistë franceze i ka bërë jehonë natyrës së mrekullueshme të Shqipërisë duke ua sugjeruar për pushime të gjithë lexuesve. Revista e ka vënë theksin tek natyra dhe plazhet e bukura si dhe sa e zhvilluar është jeta  e natës në vendin tonë.

“Ne nje artikull te saj, revista Franceze “InfoMagazine”, ngre lart vlerat e Turizmit shqiptar per sitet historike, plazhet e bukura, natyren e mrekullueshme dhe jeten e nates ne kryeqytet, duke permendur gjithashtu arritjet dhe numrin rekord te turisteve ne vend per 10 mujorin e pare te vitit 2017.

Nje vleresim të vecante ka marre nje tjeter produkt i ri turistik qe ofron Shqiperia, sic eshte ai i Turizmit dentar ku nje shembull konkret dhe shume pozitiv eshte ofruar nepermjet Agjencise shqiptare qe mbulon kete sektor”Viaggiare e Sorridere”.

Duke filluar nga ky vit i ri 2018, ky produkt i ri turistik do te jete gjithashtu pjese e paketes promocionale te Agjencise Kombetare te Turizmit ne bashkepunim me shoqaten e Dentisteve shqiptare dhe shoqatat e Operatore te fushes se Turizmit”, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit Ardit Çollaku.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.