Raporti i UNFPA-së: Burrat shqiptar “më dembelë” se gratë në shtëpi
16/12/2020 Shpërndaje

Raporti i UNFPA-së: Burrat shqiptar “më dembelë” se gratë në shtëpi

Kujdesi për familjen. Kush është më i angazhuar në familjet shqiptare gratë apo burrat? Kjo pyetje ka marrë përgjigje në një raport të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Sipas raportit gratë angazhohen disa herë me shumë se burrat në kujdesin ndaj familjes. Ajo çka vëren më tej raporti i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, është se kjo diferencë e ka zanafillën që në fëmijëri.

Kjo shpërndarje e pabarabartë e kujdesit ndaj familjes, sipas analizave po i mban gratë me larg tregut të punës. Sipas Kryetarit të Komisionit për Çështjet Sociale, Enver Roshi kjo ndodh pasi mentaliteti patriarkal në zonat e thella rurale nuk është venitur.

Enver Roshi:

“Jemi të pakënaqur për atë status që gruaja duhet të ketë në shoqërinë shqiptare. Në zonat rurale gratë punojnë më shumë se burrat, burrat përqendrohen më shumë lokaleve, gruaja bën punët e shtëpisë, nuk ka lavatriçe, nuk ka frigorifer. Përmirësimi i mirëqenies së njerëzve do bëjë që të rritet edhe mirëqenia e gruas”.

Nga ana tjetër, për kryetaren e nënkomisionit për barazinë gjinore, Eglantina Gjermeni sfidat e radhës janë mbështetja e grave përmes një sërë shërbimeve.

Eglantina Gjermeni:

“Ajo që kemi më shumë si sfidë është që të rrisim mbështetjen përmes shërbimeve sociale, shëndetësore, të mirërritjes, që kjo barrë që luhet nga gratë të lehtësohet”.

Kjo analizë synon ndryshimin e politikave aktuale për  të krijuar një mjedis më miqësor ndaj familjes.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.