Shpëtoi gjyshërit nga zjarri duke u zvarritur, 9 vjeçari nderohet nga zyrtarët e policisë
30/03/2019 Shpërndaje

Shpëtoi gjyshërit nga zjarri duke u zvarritur, 9 vjeçari nderohet nga zyrtarët e policisë

9 vjeçari Dana Goodman i cili shpëtoi gjyshërit nga zjarri është nderuar në qytetin e tij për gjestin fisnik dhe të guximin që tregoi duke rrezikuar edhe jetën e tij për të shpëtuar njerëzit e zemrës.

Ai po merr lavdërime të larta nga zyrtarët e policisë në County Baltimore për gatishmërinë e menjëhershme për të shpëtuar gjyshërit e tij nga rreziku që u kanosej mes flakëve. Dana është personi më i ri që është nderuar nga departamenti i zjarrëfikësve.

Goodman ishte 9 vjeç kur ndihmoi gjyshërit të dilnin nga shtëpia që po digjej. Zyrtarët thanë se Goodman u zvarrit për t’i nxjerrë jashtë shtëpisë.

Kurse 9 vjeçari ka treguar se u frikësua, por e dinte saktësisht se çfarë të bënte për të ndihmuar gjyshërit. “Unë kërkova se si të mbrohesha nga zjarri. Kështu mësova të jem trim”, tha Goodman.

Zyrtarët thonë se çmimi ishte shumë domethënës, pasi Goodman kapërceu çdo limit për të ndihmuar gjyshërit e tij.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.