Shpëtimi dhe Everesti, historia me 2 hidraulikët babë e bir
Një histori personale e rrëfyer nga gazetari i BBC-së, Ilir Kadia, me personazhë kryesorë hidraulikët babë e bir, Shpëtimi dhe Everesti.
Shpëtimi dhe Everesti.
Kur Everesti erdhi e më rregulloi problemin e parë hidraulik në shtëpi në fund veç pagesës i dhashë edhe një libër timin. Do ja jap babait, tha ai. Nuk e ke idenë sa lexon. Do të njof me të.
Çfarë ka mbaruar babai, e pyeta. Tetëvjeçaren, tha Everesti. Unë me mendje bëra skeptikun. Sot erdhën të dy. Kish më shumë punë. Nëna u bëri kafen dhe unë fill pyetjen për të atin e Everestit, Shpëtimin se si kish dalë me panairin. Bleva libra shumë të mirë. Njëqind e njëzet mije lekë gjithsej. Dhe më renditi tituj vërtet mbresëlënës.
Unë isha në panair por vetëm për të marrë librat që promovuan miqtë se nuk e futa dorën në xhep. Ndërsa hidrauliku Shpëtim që hap kanale nëpër mure të lagur gjithë ditën heq lekët e bukës së gojës për të ushqyer trurin në mbrëmje. Po nuk mbaron këtu. Në librat që kish blerë ish edhe metodika e fundit për mësimin e gjermanishtes. Sprechen sie deutsch?! – e pyeta provokues. Ja, tha ai.Vazhdova në gjermanisht se ku e kish mësuar. Më tregoi historinë e tij të ngjashme me timen. I kish rënë një metodë në dorë në mesin e viteve 70’ dhe çdo ditë e nga një fjalë natën me dritare hapur… Të ka hyrë në punë? -e pyeta. Po, tha, shumë.
Dhe më tregoi se kur ish në Greqi shkoi me pronarin grek të punonte në shtëpinë e një mjeku të njohur.Pronari i kish thënë hallin e tij. Që në Tiranë një kallo në fyt po bëhej shqetësuese. Le të ma spjegojë vetë, i kish thënë mjeku. Nuk di gjuhë të huaj, vetëm pak fjalë greqisht. Nuk mundet, i kish thënë pronari. Unë i kërkova mjekut të dija nëse dinte gjermanisht. Ai ngriti kokën dhe më pa në sy. Pastaj më kërkoi ti spjegoja në gjermanisht hallin. “Unë ja spjegova dhe në fund ai i tha pronarit tim se të gjithë egzaminimin dhe kurimin do ma bënte ai në klinikën e tij falas.”
Shpëtimi, babai Everestit, rrëfente ndëra unë i bëja gjyqin vetes për tangërllëkun kot që herë pas herë i ushqej vetes për kush e di sa i zoti jam.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


