27 vjeçari me aftësi të kufizuara frymëzon miliona njerëz
Njerëzit ankohen edhe për çështje të vogla, por Sai Kaustuv, 27 vjeç ka dëshmuar se asnjë problem nuk është i pamposhtur. Nëse ndonjëherë do iu mungojë motivimi për të zgjidhur problemet tuaja dhe do doni të hiqni dorë, kujtoni se si ai arriti të mpohtë të gjithë luftën si një person me aftësi të kufizuara fizike, duke përdorur një gisht të vetëm.
“Nëse dëshironi të jini të suksesshëm, transformoni vështirësitë tuaja në mundësi. Ka mijëra gjëra për t’u ankuar, por ka miliona gjëra për të qenë mirënjohës. Shpesh dështojmë të shohim panoramën e madhe të jetës sonë dhe fajësojmë të tjerët. Mundohuni të përqëndroheni tek ato gjëra që mundeni jo tek ato që nuk mundeni. Atëherë do të shihni potencialin e fshehtë që keni brenda vetes. Mendoni jashtë ‘kutisë tuaj’ dhe bëni diçka të jashtëzakonshme! Mrekullitë ndodhin në jetën e njerëzve që zgjedhin të krijojnë këtë mrekulli; Kam zgjedhur këtë mrekulli dhe e kam bërë atë të ndodhë në jetën time, kështu mund të frymëzoj të tjerët të zgjedhin më të mirën në jetën e tyre”.
Sai Kaustuv Dasgupta, i njohur edhe si ‘Warrior Wheelchair of India’, është një përkrahës i hapur i idese se ‘aftësia e kufizuar nuk është paaftësi’. Ai është në librin e rekordeve botërore dhe një dizajner grafik ndërkombëtar i vetëshpallur, një këngëtar dhe kompozitor, TEDx dhe folës motivues.
Si pasojë e sëmundjes së kockave, Kaustuv ka duruar më shumë se 50 fraktura, si dhe dëmtimin e dëgjimit. Përkundër 90% të personave me aftësi të kufizuara, ai vazhdon të krijojë dizajne ndërkombëtare me vetëm një gisht të dorës së majtë dhe ka frymëzuar miliona udhëheqës globalë, studiues, mjekë, studentë dhe profesionistë të rinj me sesione online dhe bisedime motivuese rreth lumturisë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
