E moshuara ukrainase: I mbijetova urisë masive dhe Luftës së Dytë Botërore
23/03/2022 Shpërndaje

E moshuara ukrainase: I mbijetova urisë masive dhe Luftës së Dytë Botërore

18 ditë në luftë janë kthyer në një ferr për shumë qytetarë në Ukrainë. Një e moshuar ka prekur me rrëfimin e saj teksa ka përshkruar situatën në të cilën ndodhen.

US CBS Neës publikoi videon e 95-vjeçares që i mbijetoi Holodomorit (uria masive e shkaktuar nga Stalini në Ukrainë, e cila vrau miliona ukrainas) dhe Luftës së Dytë Botërore. Por kjo luftë e nisur nga presidenti rus Vladimir Putin për të është edhe më e vështirë.

“Në 95 vitet e mia, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. I mbijetova urisë së vitit 1933, Luftës së Dytë Botërore, por nuk kam parë kurrë diçka kaq të tmerrshme” tha ajo.

“Pse? Kujt i duhet kjo luftë? Ne jemi ukrainas. Ne duam të jemi të pavarur. Ne kemi qenë të pavarur për 30 vjet. Le të jetojmë të pavarur. Ne kemi kaluar 70 vjet nën këtë zgjedhë”, tha ajo.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.