Shmangni sëmundjet dhe bëni jetesë të mirë, studimet sjellin zgjidhjen: Pse duhet terapia pyjore
08/01/2018 Shpërndaje

Shmangni sëmundjet dhe bëni jetesë të mirë, studimet sjellin zgjidhjen: Pse duhet terapia pyjore

Terapia në mesin e pyejeve ose siç quhet ndryshe në Japoni “banjo në pyje” sjell përfitime shëndetësore. Sipas kësaj “terapie” rekomandohet të ecësh shpesh herë në mes të pemëve pa u shqetësuar ose nxituar dhe më idealja do ishte ta bënit këtë për dy orë ose më shumë në ditë.

Ky term është shpikur për herë të parë nga qeveria Japoeze në fillim të viteve 1980, duke marrë parasysh përfitimet shëndetësore të shëtitjeve në pyje. Më pas kjo praktikë është ndjekur dhe nga shumë vende të tjera si SHBA, të cilat ofrojnë “banjo pyjore”, që njerëzit të ecin të përqendruar tingujt dhe pamjet e natyrës, shkruan Pozitivi. Një ekspert i banjeve pyjore parashikon se në 30 vitet e ardhshme, kjo do të jetë kulturë, siç është tani yoga. Pse?

Një studim i realizuar nga studiuesit në Universitetin Chiba vëzhgoi rreth 300 nxënës të kolegjit pasi kishin bërë shëtitje në qytet dhe pasi kishin ecur në një pyll. Sipas studimit studentët kishin më pak stres, ritme më të ulëta të pulsit dhe presionit të gjakut pasi bënë shëtitje nëpyje sesa kur kishin ecur në qytet. Sakaq në një tjetër studim i udhëhequr nga hulumtuesit e Universitetit të Kiotos, tha se personat që kaluan kohë në pyje kishin më pak dëshirë për armiqësi dhe depresion, krahasuar me kohën që kaluan në mjedis urban.

Ekspertët thonë se kjo terapi gjithashtu mund të ndihmojë të shmangni sëmundjet. Hulumtime të tjera nga Shkolla Nippon Medical zbuluan se qelizat imunitare të njeriut, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen nga viruset dhe kanceret, treguan nivele më të larta të aktivitetit pasi njerëzit bënë banjo në pyje, shkruan pozitivi.org. Qelizat vazhduan të funksiononin në nivele më të larta sa më shumë të praktikohej terapia në pyje.

Në çdo rast, nga natyra përfiton si mendja ashtu edhe trupi. Një tjetër studim evropian zbuloi se jetesa në një lagje të mbushur me pemë uli ritmet e vdekjes së meshkujve me 16 për qind. Koha e shpenzuar në natyrë gjithashtu lehtëson depresionin, përmirëson fokusin, dhe rrit kreativitetin si dhe do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë.

Thjesht gjeni një vend me pemë dhe bëni shëtitje dy orëshe ndërsa shijoni pamjet, tingujt dhe erën e natyrës pa nxituar. Këtë mund ta praktikoni tek liqeni i Tiranës apo dhe në zona të tjera ku ka pyje. Merrni frymë thellë, uluni herë pas here dhe prekni pemët dhe bimët rreth jush. Së shpejti, do të keni një dashuri të madhe për natyrën dhe një trup më të shëndetshëm.

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.