Shënimet e fundit
11/08/2018 Shpërndaje

Shënimet e fundit

Gjyshi vdiq kur babai im ishte 14 vjeç. Hiri i tij u shpërnda në një varrezë lokale. Gjyshja kurrë nuk u martua përsëri. 40+ vite më vonë, gjyshja vdiq. Ne shpërndamë hirin e saj në të njëjtin vend ku ishte dhe gjyshi. Pastaj, shkuam brenda një ndërtese në varreza për të cilën nuk dija.

Me sa duket, aty mbanin shënime personale për të vdekurit. Këto libra do të kishin emrin e të vdekurit, datën e vdekjes, një shënim të vogël dhe nga kush kishin “mbijetuar”. Shpesh ka pasur hapësira nën emrin e tyre, për bashkëshortët, që të vendosen pas vdekjes.

Babai im gjeti shënimin e gjyshit dhe hapësirën më poshtë për gjyshen. Shënimi pranë gjyshit shkruhej thjesht “deri sa të takohemi përsëri”. E pyeta babain se çfarë do të shkruanim për nënën e tij.

“Takohemi përsëri” është e gjitha çfarë tha, dhe kjo ndoshta ishte vetëm herën e dytë ose të tretë që e kam parë babait tim të qajë. Unë kurrë nuk e njoha gjyshin tim, por  njihja gjyshen shumë mirë. Ajo gjithmonë ishte e kënaqur me babanë dhe ne, kurrë nuk dukej se kishte ndonjë pendesë.

Unë kurrë nuk e pashë dashurinë që kishin, por duhet të kishte qenë diçka e fuqishme. Ata ishin nga një gjeneratë e britanikëve që nuk i ndanin ndjenjat e tyre në mënyrë të hapur si gjeneratat e mëvonshme, kështu që unë i njoh ato pak fjalë të përshkruara në atë libër, që do të thotë shumë më tepër sesa thjeshtësia e tyre mund të nënkuptojë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.