Shkolla ‘mjerane’ në Baldushk rrezikon jetën e nxënësve
A e dini se cilat probleme shqetësojnë banorët e zonave periferike, mes tyre edhe ata në Baldushk? Në njësinë administrative Baldushk shqetësim kryesor për banorët janë kushtet e këqija të shkollës 9 vjeçare Fushas. Këtë shkollë e frekuentojnë rreth 200 nxënës që shkojnë nga katër fshatra të kësaj njësie.
Kujtim Balla mësues prej më shumë se 40 vitesh shprehet për Infinit Plus se kushtet e këqija të shkollës kanë sjellë vështirësi në mësimdhënie si dhe rrezik për jetën e nxënësve. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, problemet janë urgjente duke filluar nga tualetet e shkollës, gjendja e katit te dytë i cili është komplet i rrënuar dhe i papërshtatshëm për të zhvilluar një proces edukativ normal.
Sakaq në këtë ndërtesë nevoja për investime në terrene sportive është tejet e domosdoshme pasi nxënësit nuk kanë asnjë të tillë në dispozicion. Shkolla në ditët e sotme me kushtet që ka është mjerane, por në muajt në vijim siç është premtuar nga bashkia do të ketë investime.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
