Shko drejt frikës tënde, që ta pushtosh atë
Ne zakonisht mendojmë se ata që kapërcejnë frikën ose marrin pjesë në aktivitete që nxisin frikën, duhet të jenë natyrshëm guximtarë. Akti i pjesëmarrjes në një aktivitet që shkakton frikë është ajo që na bën të guximshëm, ndonëse mund të jemi trajnuar për të shmangur përfshirjen në frikë, ekziston një proces shumë i prekshëm i ngazëllimit që vjen nga zhytja në gjërat që na trembin.
“Të gjithë njerëzit e guximshëm kanë frikë. Gjithsesi ata bëjnë gjëra, të lëkundur me një kombinim gëzimi dhe frike, si Butch dhe Sundance duke kërcyer shkëmbin e lartë ndërsa uji është poshtë.
Ju do të kuptoni, se si duke zbritur në drejtim të ujit, ka një ndjenjë frike dhe gëzimi. Ju endjeni frikën ndërsa veproni për ta pushtuar atë. Dhe ndërsa vazhdoni të veproni, frika tretet, si një grusht plot me kripë në lumë. Ajo që mbetet për ju është gëzimi i pastër. Është gëzimi për t’u bërë dikush që nuk ishit”.
Brian Johnson është një filozof dhe themelues i Optimize.me, një faqe interneti, aplikacion, dhe seri videosh falas që i ndihmon njerëzit të zgjedhin jetët e tyre në mënyrë që të mund të jenë vetja e tyre më e mirë. Ai studion librat e vetë-përmirësimit, pastaj i ndan në “Shënimet e Filozofit” për njerëzit e zënë që duan “më shumë mençuri në më pak kohë”. Ai gjithashtu ofron orë mësimi të jetesës optimale dhe trajnime online.
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.
