Shkencëtarët bëjnë “zbulim të madh”, mposhtin bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve
06/09/2018 Shpërndaje

Shkencëtarët bëjnë “zbulim të madh”, mposhtin bakteriet rezistente ndaj antibiotikëve

Studiuesit sapo kanë gjetur një “zbulim të madh” për të mbajtur bakteret larg mjekimeve.

Shkencëtarët në Universitetin e Australisë Perëndimore, në bashkëpunim me studiuesit në Kanada, kanë zhvilluar një përbërës të ri që mund të luftojë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

Antibiotikët B-lactam, të njohura si penicilina, përdoren gjerësisht për të trajtuar çdo gjë, nga infeksionet e lëkurës dhe infeksionet e fytit, sëmundje të tilla si pneumonia, tuberkulozi etj. Megjithatë, rritja e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në dekadën e fundit po kërcënon efektivitetin e këtyre të fundit.

“Mënyrat e mëparshme për të kapërcyer AmpC ishte që t’u sigurojnë pacientëve një frenues të AmpCenzyme, por kjo qasje shpejt po bëhet shumë më pak efektive, ndërsa bakteret po zhvillojnë rezistencë më të fortë në vitet e fundit”, tha profesori Stubbs.

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga UËA ka zhvilluar një përbërje që mund të ndalë ‘kalimin’ e enzimit AmpC. “Nëse ‘kalimi’ nuk është i aktivizuar, AmpC b-laktamazë nuk mund të prodhohet dhe pastaj antibiotiku mund të punojë për të trajtuar me sukses infeksionin bakterial”, tha profesori i asociuar Stubbs.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.