Liqeni i mrekullive apo i vdekjes? Uji i kristaltë s’kursen asnjë fshatar në Gramsh, rrëfimi horror i gruas
02/09/2017 Shpërndaje

Liqeni i mrekullive apo i vdekjes? Uji i kristaltë s’kursen asnjë fshatar në Gramsh, rrëfimi horror i gruas

Liqeni i Zi në qytetin e Gramshit gjatë kësaj vere ka bërë jehonë në medie për shkak të vetive kuruese dhe numrit të madh të nejrëzve që shkojnë aty. Një liqen që bën mrekulli, kështu njihet nga pushuesit që shkojnë për t’u shëruar nga reumatizma. Ndërsa vendasit rrëfejnë një histori të errët ashtu siç ka ngjyrën dhe emrin. E frikshme ta thuash por shumë pak e dinë që ai është liqeni i vdekjes. Liqeni është në rrëzë të malit të Lenies, në kufi me Pogradecin dhe Korçën, në lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, mijëra persona shkojnë për t’u kuruar në gropën ku buron uji e cila ndodhet në rrëzë të malit të Lenies.

Pozitivi.org ka mundur të sjellë të dhëna të reja e të rëndësishme por njëkohësisht të frikshme, lidhur me të shkuarën dhe të tashmen e këtij liqeni akullnajor që shpërtheu nga toka vite më parë. Në një prononcim për pozitivi.org një banore e Gramshit , Tatjana Meçe 40 vjeç rrëfen se kush është futur në të për t’u larë nuk ka dalë më. Pushuesit që shkojnë gjatë muajit të verës për t’u kuruar  “futen vetëm te gropa, aty ku buron uji, pastaj rrjedha e ujit derdhet te Liqeni i Zi, i cili është shumë i thellë dhe pa rrjedhje”.

Viktimat që janë pëprpirë nga ky liqen kanë qenë fatkeqësisht banorë të Gramshit rrëfen 40 vjeçarja për pozitivi.org. Të shtyrë nga kureshtja, të gënjyer nga fakti se do të qëndrojnë në cep të liqenit janë futur por askush nuk ka mundur të dalë i gjallë. Emri Liqen i Zi i ka mbetur për shkak se në të kanë vdekur shumë njerëz. Në 10 vitet e fundit siç rrëfen Tatjana për pozitivi.org kanë vdekur rreth 15 vetë. Të njëtin fat të zi ka pasur dhe kushëriri i saj 18 vjeç para 3 vitesh.

“Emri Liqen i Zi i ka ngel se është shumë i thellë dhe ka marrë shumë jetë njerëzish. Tek liqeni kush ka provur të lahet nuk ka dalë, çdo njeri që është futur për t’u larë nuk ka dalë më. Derdhjen mund ta ketë shumë në thellësi, nën tokë dhe del në Devoll. Në të vërtetë askush nuk e ka parë apo provuar nëse ka derdhje. Ai ka një burim nga poshtë në një thellësi të madhe. Kushdo që hyn aty mjafton të futet vetëm 2 metra më tutje bregut të liqenit e nuk i mbijeton.

Banorët e fshatit janë futur më shumë, edhe pse e dinë për vdekjet që kanë ndodhur nga kureshtja ose janë gënjyer me faktin se vetëm në fillim do lahem. Të gjithë ata që kanë hyrë s’kanë dalë më gjallë … Para 3 vjetësh ishte kushëriri im 18 vjeç. As 3 metra nuk hyri por nuk doli më”, rrëfen 40 vjeçarja për pozitivi.org. Me aq sa ka dëgjuar nga të vjetërit e fshatit Tatjana tha se liqeni ka dalë në “sipërfaqe rreth 60 vite më parë”. Njerëzit që kanë humbur jetën gjatë këtyre viteve në këtë liqen janë të shumtë, por Tatjana tha se nuk ka një shifër të saktë.

Vitet e fundit është shtuar numri i personave që kanë vdekur në lumë. Ato janë kryesisht të rinjtë, për shkak se nuk kanë frikë dhe nuk dinë historitë e vjetra. “Janë shumë por për 10 viet e fundit janë  diku15 vetë, në mos më shumë. Të rinjtë më shumë, sepse nuk kanë frikë, ashtu siç bëri një kushëri i imi”. Tatjana rrëfen historinë si humbi jetën në liqen kushëriri i saj 18 vjeçar. “Kushëriri po ruante bagëtitë bashkë me një çun tjetër, i kishte nxjerrë për kullotë andej lart nga liqeni, se atje shkojnë zakonisht. Teksa bagëtitë kanë qenë duke ngrënë ky ka dasht me u la në cep të liqenit. Por liqeni të gënjen se ngaqë është i errët nuk duket. Është I gjatë as gjerësi nuk  ka. Kushëriri im është futur ndërsa shoku i tij ka pas frikë e ka qëndru në cep të liqenit.Pastaj ka dalë pas 3 ditësh,kur e nxori uji në cep. Se kshu ndodh, pas dy 3 ditësh i nxjerr”, tha Tatjana për pozitivi.org.

Uji i ftohtë të cilin e frekuentojnë të gjitha moshat për kurim, buron nga gropa rrëzë malit të Leninit aty ku dhe qëndrojnë njerëzit për t’u kuruar,  më pas uji derdhet në Liqen të Zi. Pushuesit dhe vendasit shkojnë për t’u kuruar vetëm nga datat 1 gushti deri ne 1 shtator, më vonë nuk përdoret, shkruan pozitivi.org. Në këtë periudhë uji është më i ftohtë se në ç’do kohë. Ka një pamje mahnitëse, ujë të pastër si kristali, të ftohtë deri në palcë por i vdekur, për shkak se nuk ka asnjë lloj gjallese. Asgjë nuk ka mundur të mbijetojë brenda në të, as për disa minuta e jo më gjatë… Nga gushti deri në shtator është në pikun më të ftohtë. Gjatë dimrit fillon të ngrohet, sepse del nga toka… Tetor, janar, shkurt, mars dhe prill uji është më i ngrohtë se në verë.

“Uji në Liqen të Zi nuk përdoret as për vaditje dhe asgjë tjetër. Thjesht dimë që derdhjen e bën në Devoll, kështu ka thënë gjyshi im dikur. Liqeni nuk mbushet ndonjëherë plot që të derdhet, ai burimin e  ka poshtë dhe ikën në thellësi. Nuk është si liqenet e tjera që e ngrenë nivelin nga shiu apo mbushja me ujë nga gropa që buron. Nivelin nuk e ka ngritur asnjëherë. Nuk është liqen me dhe , as me zambak, është liqen me gurë, ujë akull të ftohtë dhe ngjyrë  blu. Ngjyra e tij ka qenë gjithmonë blu e errët, s’ka ndryshuar kurrë”, shprehet banorja që ka jetuar gjithë jetën në këtë fshat për pozitivi.org.

Një tragjedi e shënuar vite më parë në fshatin Lenie, ka ngelur në histori. Siç tregon 40 vjeçarja për pozitivi.org në kohën e luftës, para 32 vitesh ka dalë një lumë në sipërfaqe duke vënë para çfarë ka gjetur, shtëpi, njerëz…“Në kohën e luftës ka dalë në sipërfaqe një lumë dhe çfarë ka pas para, dhe njerëz i ka marrë me vete…   Ka dalë para 32 vjetëve nga burimi në fund të shkëmbit, për 8 orë ka bërë rrëke të madhe deri pastaj u bllokua dhe nuk ka dalë më. Kur vemi te burimi për të pirë ujë aty ka një zhurmë të madhe dhe bën uuuuu… Nga thellësia e madhe që ka…”, tha ajo.

Ngjyra e tij e errët, uji i pastër i paprekur nga asgjë, thellësia që kalon çdo kufi e cila ka përpirë çdo kokë njeriu që ka shkelur mbi të, të intrigon të zbulosh më shumë miasterin që fshihet… Të gjithë e njohin si vendi që bën mrekulli, duke iu referuar gropës që buron uji e cila më pas derdhet në Liqen të Zi. Ndërsa për banorët e fshatit që kanë parë vdekje të njëpasnjëshme ndër vite ai është liqeni i vdekjes. Emri Liqen i Zi prej këtij fakti i ka mbetur i tillë, ende nuk dihet sa njerëz të tjerë do përpijë në vitet e ardhshme…

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.