Sheshi “Skënderbej” shpallet më i bukuri në Europë
20/06/2018 Shpërndaje

Sheshi “Skënderbej” shpallet më i bukuri në Europë

Sheshi “Skënderbej” i cili ndodhet në qendër të Tiranës është shpallur hapësira publike më e bukur në Europë për vitin 2018 nga 32 vende të ndryshme europiane, në një konkurs të zhvilluar në Barcelonë.

Mësohet se në këtë konkurs u prezantuan 279 projekte nga vende të ndryshme por çmimin krysor  e rrëmbeu sheshi qendror i Tiranës, i cili është rikonstruktuar së fundmi. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që ishte pjesëmarrës në ndarjen e çmimeve, është shprehur i lumtur për këtë çmim. “Shumë i lumtur që Sheshi “Skënderbej” u shpall fitues i Çmimit Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018 mes 279 projekteve nga 32 vende të ndryshme europiane”, ka thënë mes të tjerash Veliaj.

Kujtojmë se pas rikonstruktimit në shesh po zhvillohen një larmishmëri aktivitetesh që mbledhin herë pas here qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm. Ndryshimi që kjo hapësirë publike i ka sjellë Tiranës ka rrëmbyer edhe vëmendjen e të huajve, pasi shumë revista të huaja i kanë dedikuar artikuj sheshit dhe vendeve të veçanta që ka kryeqyteti.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.