Nga lufta shofere në Belgjikë, historia e Ajkunes: Një ditë lashë shtëpinë dhe vendosa të ndjek ëndrrat
13/05/2022 Shpërndaje

Nga lufta shofere në Belgjikë, historia e Ajkunes: Një ditë lashë shtëpinë dhe vendosa të ndjek ëndrrat

Pas luftës në Kosovë Ajkune Alluri vendosi ta lërë pas të shkuarën duke nisur një jetë të re në Belgjikë bashkë me bashkëshortin e saj. Në një rrëfim për jetën e saj për Pozitivi.org ajo tregon se ka lindur në Drenas të Kosovës ndërsa në shkurt të vitit 2000 u zhvendos në Belgjikë.

“Në Belgjikë kam ardhur që në moshën 17 vjeçare. Jam njohur me burrin që në moshën 16 vjeçare dhe më pas kemi vendosur të fillojmë një jetë të re në shkurt të vitit 2000 dhe vazhdojmë ende një familje e lumtur dhe e përkushtuar ndaj njëri tjetrit dhe fëmijëve tanë. Kam pasur fatin që jam njohur me burrin dhe dëshira jem ka qenë që të ateroj në Evropë fill mbas luftës së Kosovës jam një karakter që asnjëherë nuk them është mjaft dhe këtu do të ndaloj çdoherë”.

Një jetë e re larg kujtimeve të luftës dhe dedikuar familjes. Blerimi dhe Ajkuna sollën në jetë 5 fëmijë. 39 vjeçarja tregon se ajo sakrifikoi për disa vite ëndrrat saj duke u kujdesur për fëmijët, ndërsa bashkëshorti punonte.

“Në radhë të parë vendosëm që të ndërtojmë një familje duke u dakordësuar me njëri tjetrin që njëri të punojë dhe tjetri t’i përkushtohet familjes. Dhe këtë sakrificë të fundit e bëra unë, linda 5 fëmijë dje i rrita derisa mendova që është vajza e madhe mjaft e rritur që të më ndihmojë kurse me i vogli ka qenë vetëm 2 vjeç e gjysmë”.

Kur vajza e saj arriti moshë madhore dhe u kthye në një shpatull ku Ajkunja mund të mbështetej, 39 vjeçarja hapi sirtarin e ëndrrave. Pas 16 vitesh filloi punë për herë të parë. Shqiptarja nga Kosova la punët e shtëpisë dhe u integrua në tregun e punës pas shumë vitesh, duke na dhënë një mësim të mirë se kurrë nuk është vonë të arrish atë që e dëshiron me shpirt.

“Vendosa që të filloj punën. Punova 4 vjet e gjysmë si punëtore në një fabrikë produksioni por kuptova që s’ishte për mua siç e ceka më lart kam një karakter hiper aktive dhe s’durova dot të vazhdoj në atë punë. Lashë punën aty por më thanë të drejtën e kam pas si ëndërr të jem një shofere autobusi por siç e dimë jeta nganjëherë nuk është e drejtë me ne dhe ashtu bëri dhe me mua. Duke mos i besuar vetes që do të mund t’ja dal me shkrim dhe me lexim me gjuhën frenge hezitova që të filloj filloj për licencën e patentës. Sepse në të vërtetë duhen shumë teste që të arrish të pajisesh me një licencë të mjeteve të rënda. Kanë qenë vajza dhe burri ata që më kanë shtyrë. Sidomos vajza e madhe e cila më ka thënë mami do t’ja dalësh mjaft mirë sepse e din gjuhën mirë”, tha ajo për Pozitivi.org.

Me mbështetjen e familjes sot Ajkunja është shofere autobusi në Belgjikë, ku tashmë jeton prej shumë vitesh, duke realizuar ëndrrën që kishte prej vitesh. Ajkune Olluri ka treguar se të drejtosh mjete të rënda nuk është vetëm një punë burrash. E gjendur përballë vështirësive Ajkunja tregon se është motivuar drejt kësaj pune fillimisht nga vëllai i saj dhe bashkëshorti të cilët gjithashtu janë shoferë të mjeteve të rënda.

Pjesë nga intervista për Pzotivi.org:

U largove pas luftës në Kosovë, cila është historia jote?

Jam Ajkune Olluri vij nga një komunë e vogël e quajtur Drenas Kosovë. Jam 39 vjeçe dhe kam një familje mjaft të madhe. Kemi së bashku me bashkëshortin tim 5 fëmijë, fatmirësisht kam 3 vajza më të mëdha se dy djemtë. Mendoj se kam pasur fat të madh qe i kam vajzat më të mëdha se djemtë pasi më kanë dhënë ndihmë shumë të madhe në çdo aspekt. Ato përkujdesen shumë për dy djemtë e vegjël që janë 12 dhe 7 vjeç dhe kanë ende nevojë për përkujdesjen tonë mos të ishin vajzat të kujdesshme për dy më të vegjlit tonë unë edhe sikur të kem licencën e vozitjes nuk do kisha mundësi të bëj diçka sepse për mua familja është shumë e rëndësishme. Fëmija im vjen në radhë të parë. I jam mirënjohëse vajzave dhe burrit që më kanë përkrahur në çdo hap timin.

Në Belgjikë kam ardhur që në moshën 17 vjeçare. Jam njohur me burrin që në moshën 16 vjeçare dhe më pas kemi vendosur të fillojmë një jetë të re në shkurt të vitit 2000 dhe vazhdojmë ende një familje e lumtur dhe e përkushtuar ndaj njëri tjetrit dhe fëmijëve tanë. Kam pasur fatin që jam njohur me burrin dhe dëshira jem ka qenë që të ateroj në Evropë fill mbas luftës së Kosovës jam një karakter që asnjëherë nuk them është mjaft dhe këtu do të ndaloj çdoherë.

Falenderoj zotin për ato që kam por pas çdo gjëje që arrij dua të vazhdoj më tej me diçka tjetër më lartë. Që pas luftës isha adoleshente dhe gjaku im s’e pranoi që të jetoj në një jetë siç filloj në at kohë s’ka funksionuar asgjë siç duhet as shkolla as puna. E patëm mjaft të vështirë por fati deshti që u njoha me burrin tim Blerimin dhe lashë çdo gjë pas vetes në Kosovë për të filluar një jetë të re.

Në radhë të parë vendosëm që të ndërtojmë një familje duke u dakordësuar me njëri tjetrin që njëri të punojë dhe tjetri t’i përkushtohet familjes. Dhe këtë sakrificë të fundit e bëra unë, linda 5 fëmijë dje i rrita derisa mendova që është vajza e madhe mjaft e rritur që të më ndihmojë kurse me i vogli ka qenë vetëm 2 vjeç e gjysmë kur kam filluar me punën mbas 16 vjetëve si një mama e përkushtuar ku bëja dhe punët e shtëpisë.

Vendosa që të filloj punën. Punova 4 vjet e gjysmë si punëtore në një fabrikë produksioni por kuptova që s’ishte për mua siç e ceka më lart kam një karakter hiper aktive dhe s’durova dot të vazhdoj në atë punë.

Lashë punën aty por më thanë të drejtën e kam pas si ëndërr të jem një shofere autobusi por siç e dimë jeta nganjëherë nuk është e drejtë me ne dhe ashtu bëri dhe me mua. Duke mos i besuar vetes që do të mund t’ja dal me shkrim dhe me lexim me gjuhën frenge hezitova që të filloj filloj për licencën e patentës.

Sepse në të vërtetë duhen shumë teste që të arrish të pajisesh me një licencë të mjeteve të rënda. Kanë qenë vajza dhe burri ata që më kanë shtyrë. Sidomos vajza e madhe e cila më ka thënë mami do t’ja dalësh mjaft mirë sepse e din gjuhën mirë. Ka pas raste kur kam ngecur ndokund dhe e kam hupur kurajon por ka qenë vajza ajo që më ka shtyrë. E falenderoj vajzën time e cila është 20 vjeç dhe kur kam filluar punën më ka thënë mos e kthe kokën pas sepse jam unë këtu dhe do të përkujdesem për 2 vëllezërit e vegjël. Dhe ashtu ka bërë.

A keni në familjen tuaj ndonjë vajza/grua tjetër shofere? Si kanë qenë reagimet e tyre të para kur morën vesh për punën tënde?

Ajkune: Në familje e kam vëllanë në Kosovë shofer kamioni dhe burrin këtu shofer kamioni. Babai im ka qenë ai që më ka shtyrë çdoherë duke më bërë që të mos dorëzohen ndaj ëndrrave të mia.

Ai është shumë krenar me mua. Sa herë më sheh në punë çdoherë babai më thotë që mi ke zgjatur 10 vjet jetë vajza. Emrin që mbaj e kam nga babai dhe ka një histori që ka qenë një motër për krah dy vëllezërve të vetë luftëtarë. Kam pasur ëndrra edhe për shkollim por jeta ndonjëherë të kufizon për 22 vjet që jam në Belgjikë i jam zotit falenderuese çdo gjë që kam arritur dhe sa i përket pyetjes a kam ndonjë në familje grua që vozit jo fatkeqësisht sepse janë sipas mentalitetit shqiptar. Mendojnë se është punë burrash por s’është aspak e vërtetë. Këtu në Belgjikë ka shumë gra, 10 janë shoferë, 4 femra dhe është më se normale të jesh shofere askush s’të sheh me çudi si je femër kam një respekt  të jashtëzakonshëm në punën ku punoj.

Sot je një shofere autobusi, më trego pak për punën tënde. Pse kjo zgjedhje dhe që kur ke nisur të drejtosh një autobus?

Ajkune: Me leje drejtimi jam pajisur që në qershor të vitit të kaluar por kam dëshiruar që të përfundoj me pushimin e verës dhe kam aplikuar kanë mjaftuar pak ditë që të marr ftesë për punë dhe kam filluar që nga gushti i vitit të kaluar. Kam pasur pak stres në fillim por jemi në një shtet dinë si të formojnë dinë si të aftësojnë dhe ashtu kanë bërë edhe me mua. Dinë si të aftësojnë pasi nuk të stresojnë.  Nga shofere vetëm për shërbim shkollor kam kaluar dhe në autobusët e qytetit sepse siç ju thashë asnjëherë s’mjafton, sapo arrin diçka kërkon për më shumë.

Cfarë vështirësish keni hasur dhe a mendoni të ktheheni në Kosovë ndonjëherë?

Ajkune: Mendoj dhe ëndërroj të kthehem në Kosovë. Mendoj dhe ëndërroj por jeta është nganjëherë jo e drejtë dhe me neve ashtu ka pa padrejtësi sepse dëshiroj me shpirt po s’ka asnjë mundësi sepse fëmijët janë rritur me një jetë tjetër sa i përket asaj të Kosovës kështu që fëmijët në asnjë mënyrë nuk pranojnë që të zhvendosemi në Kosovë. Po e ata e duan dhe e adhurojnë Kosovën dhe Shqipërinë dhe çdo herë me fanatizëm e mbaj në zemër dhe prezantohem si shqiptare nga Kosova ëndrrat vazhdojnë por s’do t’i zbuloj për momentin.

Sa i përket a kam pasur vështirësi ndonjë problem në fillimin tim si shofere, jo sepse siç e ceka me lartë të aftësojnë tabelat e rrugëve çdokund janë që të paralajmërojnë për ura për çdo gjë dhe është normale që duhet pak kujdes.

Mesazhi për gocat e gratë: Dua t’ju them të mos dorëzohen kurrë. Duke mos i dëgjuar njerëzit negativë do të ecësh përpara. Duke dëgjuar ca njerëz skeptik nuk do ta arrija asnjëherë ëndrrën time sepse sipas mentalitetit shqiptar të bëhesh shofere s’është punë për gra. Por unë s’kam dëgjuar askënd dhe jam e lumtur për jetën që kam. Ndaj ju them të gjithë grave se ti mundesh të arrish çfarë dëshiron nëse e do me shpirt.

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.