Sezon i mirë turistik, por kujdes me abuzimet
09/06/2022 Shpërndaje

Sezon i mirë turistik, por kujdes me abuzimet

Gabimet që bëjnë më shpesh menaxherët duke larguar pa dashje turistët e pushuesit.

Ndonëse ka kaluar 2 vjet nga nisja e pandemisë, sezoni turistik ka startuar dhe për këtë vit në vendin tonë. Baret, restorantet, strukturat akomoduese kanë nisur punën dhe presin turistët e parë, vendas dhe të huaj. Në një intervistë për Pozitivi.org, Ariol Greca ekspert i fushës së menaxhimit të bareve dhe restoranteve thekson se ky sezon i ri turistik do jetë shpresdhënës por kjo gjë mbetet në dorë të drejtuesve dhe menaxhuesve të këtyre strukturave.
Ndërkohë, përpos pandemisë lufta në Ukrainë ka ndikuar në minimizimin e turistëve rus dhe ukrainas në Shqipëri.

  1. Tashmë jemi 2 vjet larg nga nisja e pandemisë, si paraqitet situata këtë vit, krahasuar me vitin që lamë pas?
    Përshëndetje, në lIdhje me pyetjen e parë si dhe sa ka ndikuar pandemia në vendin tonë, doja të thoja që pasojat ndihen. U ndjenë dhe në sezonin e kaluar, gjithashtu do të ndihen dhe në këtë sezon, pasi krahas pasojave të pandemisë është shtuar dhe pasoja e luftës në mënyrë të drejtpërdrejtë duke ulur ndjeshëm numrin e turistëve si nga Rusia dhe Ukraina. Krahasuar me vitin që lamë pas, duke arritur një numër të konsideruar, dhe sigurisht në rritjen e furnizimeve me lëndë të parë e cila sjell rritje të kostove. Aspekti tjetër i pasojës së pandemisë është dhe ulja e ndjeshme e konsumit, sezonin e kaluar kishte një rritje të numrit të turistëve, por një rënie domethënëse e konsumit, ku vihej re konsumi në fast food dhe blerjet në supermarket gjë e cila sjell si rrjedhojë uljen e kosnumit nëpër strukturat e HORECES (baret dhe restorantet).
  2. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këtë sezon turistik dhe si e parashikoni që do të jetë?
    Besoj dhe uroj që sezoni të jetë i mirë dhe me të mirë nënkuptoj që më shumë e rëndësishme është performanca që ne tregojmë me turistët që vizitojnë vendin tonë, se sa numri i tyre dhe fitimi i shpejtë i të ardhurave. Patjetër, që një biznes quhet i tillë kur sjell të ardhura, por jo kur abuzon në këtë të drejtë. Hosipitality jep mundësinë që të rrisim të ardhurat duke shtuar shërbimet e jo duke abuzuar në to. Ndaj shpresoj që të jetë i mirë në këtë prizëm. Ndërsa, në lidhje me numrin e pushuesve që do të zgjedhin Shqipërinë, besoj se do jetë i konsideruar kështu që është në dorën tonë të bëjmë më të mirën për të prezantuar vendin tonë siç i takon.
  3. A janë gati strukturat akomoduese për të pritur turistë të huaj?
    Në lidhje me strukturat, doja të thoja që vitet e fundit është bërë një punë shumë e mirë, investime të konsideruara por dhe në këtë rast një “POR” e madhe. Strukturat e burimeve njerëzore sërish kanë shumë problematika. Duke filluar që nga Bordet Drejtuese që në mazhorancën e rasteve nuk vijnë nga kjo fushë dhe investojnë në infrastrukturë e duke lënë pas investimet në burimet njerëzore, gjë që realisht të vjen shumë keq pasi çdo gjë fillon dhe përfundon tek burimet njerëzore gjë që kanë një vend kyç në këtë industri.
  4. Çfarë duhet përmirësuar në shërbim, stafet e shërbimit që turistët të ngelin të kënaqur nga Shqipëria turistike?
    I gjithë ndryshimi për mua ka vetem një kryefjalë “Trajnim”. Ashtu si dhe të gjitha industritë e tjera dhe ajo e Hotelerisë, ka nevojë për trajnime të herë pas herëshme të stafeve të shërbimit. Standard procedurat ndërkombëtare duhet të aplikohen në të gjitha strukturat dhe për këtë pjesë, propozoj që një vend të rëndësishëm të luaj dhe shteti, me anë të përcaktimit të këtyre standardeve dhe ndarjen e kategorive të strukturave akomoduese gjë që do sillte një ulje të abuzimeve nga subjekte të ndryshme gjatë sezonit dhe jo vetëm. Ndaj dhe krijimi i planeve të biznesit si afatshkurter dhe afatgjatë për krijimin dhe zhvillimin e këtyre subjekteve do të sillte si rrjedhojë jetëgjatësi dhe stabilitet në tregun e HORECES shqiptare.
  5. Këshilla juaj për të menaxhuar këtë sezon turistik.
    Sugjerimi im ndaj bordeve drejtuese (investitorëve), mos mendoni vetëm për sot, ndërtoni ura për afatgjatë me profesionalizëm dhe strukturë pune. Ndërsa për stafet do ju rikujtoja një fjalë të Donald Trump, “Në qoftë se je i gatshëm të punosh me shumë se çfarë paguhesh do vij një ditë që do paguhesh më shumë se sa punon”.

Ju falenderoj

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.