Rruga e Arbërit mban “peng” studentët dhe dibranët
02/09/2017 Shpërndaje

Rruga e Arbërit mban “peng” studentët dhe dibranët

Rruga e Arbërit një premtim i dhënë prej vitesh, më në fund duket se do të realizohet. Rruga e Arbërit do të ndërtohet me koncesion, prej datës 9 gusht është hapur gara për kompanitë e interesuara. Bëhet me dije se vlera e shpallur për kompaninë fituese është 33.4 miliardë lekë. Por çfarë planesh kanë bërë studentët dibranë dhe dibranët që jetojnë në Tiranë pasi të ndërtohet? A do kthehen në Dibër për të investuar?

Dibra një qark me 86.000 banorë me një sipërfaqe prej 761 km² dhe kryeqendër Peshkopinë, është lënë paksa në harresë. Një qytet i lënë pas dore nga investimet, nga vetë banorët e këtij qarku të cilët largohen për të jetuar në qytete si Tirana, në emigracion, ndërsa studentët për t’u arsimuar, shkruan pozitivi.org. Ata largohen për një të ardhme më të mirë, të cilën mund ta ndërtonin dhe në fshatrat ku kanë lindur nëse do të zgjeroheshin mundësitë.

Alban.T , lindur në Dibër, aktualisht student në Tiranë për Shkenca Komunikimi, i dhënë pas letërsisë, ka shkruar dhe publikuar poezi e poema të shumta, e së fundmi artikuj të ndryshëm. Albani është larguar drejt Tiranës për studime. Qytetin e lindjes e adhuron për shkak të mrekullive të natyrës, qetësisë dhe për fëmijërinë e vitet e kaluara aty… U largua s’e mundësitë mungonin, rrugët e vetme ishin bujqësia që kishte rënë goxha ose emigracioni. “Dibra mbahet në këmbë kryesisht me emigracion dhe me buqësi, sektore të cilat kanë marrë teposhtjen prej disa vitesh. Të arsmiohem dhe të shkoj në emigracion? Apo të mbaroj studimet dhe të punoj në buqësi primitive si në mesjetë, e fill pastaj mundi të mos shpërblehet. Them që s’do kthehem por jetës kurrë nuk i dihet”, tha ndër të tjera Albani për pozitivi.org.

Rruga e Arbërit do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik të vendit e rajoneve nga do të kalojë, por jo vetëm kaq. Ndërtimi i  saj do të shkurtojë kilometrat e gjata që zgjasin 4 orë për të mbërritur në destinacion, do eleminojë malet e larta e të thepisura që s’kanë të sosur përgjatë rrugës, e shumë barriera të tjera. Mbi të gjitha do të promovojë dhe zhvillojë më tej historinë e lashtë të vendit, të fshatrave të Dibrës dhe zonave ku do të kalojë. Një ndër personat që ka menduar ta marrë këtë iniciativë është dhe Albani, shkruan pozitivi.org. Në të ardhmen ka menduar që të krijojë një revistë në Dibër, të nxisë artin tek të rinjtë dhe pse jo të tërheqë aktorë të ndryshëm të shoqërisë, nga vende të ndryshme, për të vizituar Dibrën pse jo të investojnë në të.

“Do doja, në fakt, diçka në lidhje me artin, ndoshta një revistë, ndoshta një nxitje të të rinjëve në art, në letërsi. Kur isha atje, edhe pse doja nuk gjeja asgjë lidhje me artin letrar. Bëj shpesh shaka me një shokun tim poet, edhe ai nga Dibra: “do themelojmë shkollën dibrane të poezisë” i them. Do sillja njerëz të artit dhe të televizionit të vizitonin vendin tim sepse ka bukuri pafund, në formën e një projekti apo diç të tillë, sa për t’i dhënë zë këtij vendi”, shprehet Albani.

Ekskluzive për pozitivi.org.

Alban.T, 25 vjeç, student, jeton në Tiranë.

Pozitivi: Prej sa vitesh jeton në Tiranë dhe pse je zhvendosur?

Në Tiranë jetoj prej mëse dy vitesh, për shkak të studimeve dhe për ndonjë punë qe del verës. Edhe pse realisht nuk dua të jetoj në Tiranë. Por ç’të bëj, kushtet janë të tilla.

 Pozitivi: Ke menduar të kthehesh në Dibër pas studimeve?

E kam menduar edhe gjatë bile. A do kthehem? Kjo është e vështirë ta them. Dua edhe s’dua të kthehem. Jam rritur në atë vend dhe nuk më ka munguar asgje tjetër vetëm arsimit dhe mandej punësimit. Dibra mbahet në këmbë kryesisht me emigracion dhe me buqësi, sektore të cilat kanë marrë teposhtjen prej disa vitesh. Të arsmiohem dhe të shkoj në emigracion? Apo të mbaroj studimet dhe të punoj në buqësi primitive si në mesjetë, e fill pastaj mundi të mos shpërblehet. Them që s’do kthehem por jetës kurrë nuk i dihet.

 Pozitivi: Rruga e Arbërit, çfarë mundësish mund të krijojë për vendin dhe për një student?

Rrugaaa, Rruga (mitike) e Arbërit. Ajo e para nuk më bën të ndahem nga Dibra. Çdo fundjavë dhe çdo pushime, verore apo dimërore, mu aty do i kaloja. Le që mund edhe të jetoja në Dibër e të jetoja në Tiranë. Unë, në fakt po banoj në Kamëz, dhe nga qendra e Tiranës më duhet 40 minuta të shkoj në Kamëz, ndërsa me ndërtimin e Rrugës së Arbërit për thuajse një orë jam në fshatin tim, sepse rruga e re nuk i kalon të 100 kilometrat, ndërkohë që aktualja është gati dyfishi, dhe për faqe të zezë. Së dyti, kjo rrugë e shumë dëshiruar prej nesh nxit turizmin, nxit investimet, ndihmon në “eksportet” e prodhimeve dibrane. Për ti rënë shkurt është afri me metropolin dhe kjo nuk sjell gjë tjetër vetëmse dobi.

 Pozitivi: Ke bërë ndonjë plan, investime apo diçka tjetër… për në Dibër pasi të ndërtohet?

Ëndërra e dëshira, plot. Plane konkrete, jo. Do doja, në fakt, dicka në lidhje me artin, ndoshta një revistë, ndoshta një nxitje të të rinjëve në art, në letërsi. Kur isha atje, edhe pse doja nuk gjeja asgjë lidhje me artin letrar. Bëj shpesh shaka me një shokun tim poet, edhe ai nga Dibra: “do themelojme shkollën dibrane të poezisë” i them. Do sillja njerëz të artit dhe të televizionit të vizitonin vendin tim sepse ka bukuri pafund, në formën e një projekti apo diç të tillë, sa për t’i dhënë zë këtij vendi.

 

Hazis.P, 54 vjeç. Me origjinë nga Dibra, jeton në Tiranë prej vitesh bashkë me familjen.

 Pozitivi: Prej sa vitesh jeton në Tiranë dhe pse u zhvendosët?

Kemi 15 vite që jetojmë në Tiranë. U zhvendosëm donim një jetë më të mirë për fëmijët  dhe atje kjo gjë nuk ishte e mundur prej kushteve të vështira të jetesës.

 Pozitivi: Keni prona atje dhe sa i shfrytëzoni?

Faktikisht kemi një tokë të vogël por nuk e shfrytëzojmë për momentin pasi jemi fokusuar në ndërtimin e një jetese këtu. Kjo për arsye se është larg dhe nuk ia vlen që të bësh investime aq larg, sepse vetem rruga do shumë buxhet.

 Pozitivi: A keni menduar të ktheheni në Dibër, pasi të bëhet Rruga e Arbërit, qoftë dhe për të investuar?

Rruga e Arbërit është një ndihmesë tepër e madhe për ne pasi do na nidhmonte shumë edhe në realizmin e planeve per të investuar atje e për të mos e braktisur atë tokë. Me shpresë që do të ndërtohet, duke qenë një disatancë e vogël që na ndan, njën distancë prej 1 ore siç thuhet kemi mundësi që t’i shfrytëzojmë tokat duke mbjellë prodhime bujqësore.

Me ndërtimin e rrugës shkurtohen distancat qe deri dje na dukeshin si male.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.